Familja Mediçi Njerëz, Pushtet dhe Pasion

0
261

merdicSpeciale/ Mbi 300 vjet familja Mediçi ushtroi ndikim në periudhën e Rilindjes

 

Dinastia e Firences përbëhej nga afaristë, tregtarë, mbrojtës arti dhe politikanë të etur për pushtet. Ata kishin lidhje në mbarë Evropën. Në ekspozitën e Mannheim-it, Mediçit nuk paraqiten vetëm në rolin e tyre si sundimtarë, afaristë apo politikanë e pushtetarë, por më tepër si personalitete me të gjitha kontradiktat e tyre

 

Pushtet dhe Pasion

Mbi 300 vjet familja Mediçi ushtroi ndikim në periudhën e Rilindjes. Dinastia e Firences përbëhej nga afaristë, tregtarë, mbrojtës arti dhe politikanë të etur për pushtet. Ata kishin lidhje në mbarë Evropën. Ekspozita “Mediçi – Njerëz, Pushtet dhe Pasion” në Mannheim, përkujton këtë dinasti të shkëlqyer, sepse ekziston një lidhje e rëndësishme e familjes Mediçi me Gjermaninë.

 

Princesha në Pfalz

Atë që nuk e dinë shumë gjermane është se përfaqësuesja e fundit e familjes Mediçi, Anna Maria Luisa (1667-1743) u martua në vitin 1691 me princin gjerman Johann Wilhelm nga Pfalz-i. 270 vjet pas vdekjes së princeshës së bukur, dalin në pah të dhëna të reja rreth personalitetit të saj.

 

E varrosur me kurorë

Kufoma e Anna Maria Luisa de Mediçi është ekzaminuar në vitin 2012. Gjatë ekzaminimit shkencëtarët rreth ekipit të kuratorit Wilfried Rosendahl bënë një zbulim të jashtëzakonshëm: kufoma mbante kurorën e burrit të saj. Për këtë ekspozitë kjo kurorë është punuar sipas origjinalit (djathtas në foto). Gjithashtu mund të shikohet edhe një model tredimensional i kafkës së princeshës.

 

Të tregosh për njerëz

Në ekspozitën e Mannheim-it Mediçit nuk paraqiten vetëm në rolin e tyre si sundimtarë, afaristë apo politikanë e pushtetarë, por më tepër si personalitete me të gjitha kontradiktat e tyre. Shumë burime për këto tregime vijnë nga analizat mjekësore të kufomave të pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje, që janë zhvarrosur kohët e fundit. Edhe rreth kësaj pune hulumtuese informon ekspozita.

 

Lorenci i famshëm

Ky ka qenë ndoshta pjesëtari më i njohur i kësaj familjeje: Lorenci i famshëm (1449-1499) që ka qenë një politikan dinak dhe një estet njëkohësisht. Ai u ndihmonte artistëve të tillë si Sandro Boticelli e etj. Edhe në sajë të tij Firence është sot një metropol i jashtëzakonshëm arti. Në foto shihet një bust mermeri nga shekulli i 19-të.

 

Duka i madh i Toskanës

Cosimo I de Medici (1519-1574) është personifikimi i politikës së pushtetit që e karakterizon këtë familje. Qëllimi i tij politik ishte nxjerrja jashtë loje e këshillit të Firences për t’u bërë sundimtar i vetëm. Kësaj ai ia arriti pak para vdekjes, kur Papa e emëroi Dukë të madh të Toskanës. Cosimo u tregua edhe zemërgjerë: Ai donte t’i thante kënetat në afërsi të Pizës, për të luftuar malarjen.

 

Në fronin e Pjetrit

Mediçit kishin një pushtet mjaft të gjerë, pasi me transaksionet e tyre bankare ata ushtronin ndikim të lartë edhe në kishën katolike. Kështu disa pjesëtarë të familjes arritën deri tek froni i Pjetrit. Këtu shihet Papa Clemens i VII i Mediçive (1478-1534). Ai ishte përfaqësues i vijës së ashpër: gjatë papatit të tij mbreti anglez Henriku i VIII u shkëput nga kisha katolike.

 

Ndihmësit e Galile-ut

Mediçit nuk ishin vetëm mbështetës të njohur të artit, por ndihmonin edhe në avancimin e shkencës. Ndër të tjera ata ndihmuan astronomin, fizikantin dhe filozofin e njohur Galileo Galilei (1564-1642). Ky zbuloi për ta hënat e Jupiterit. Këtë zbulim e përkujton ky teleskop i rikosntruktuar në vitin 1906 sipas atij të Galieut.

 

Qyteti i tyre marramendës

Mediçit si tregtarë, afaristë dhe politikanë të etur për pushtet për rreth 300 vjet ushtruan ndikim të madh në mbarë Europën. Me përkujtimin e tyre na vjen më pranë edhe bukuria e qytetit madhështor të Firences. Këtë e mundësoi protagonistja e kësaj ekspozite, Anna Maria Luisa de Mediçi nga Mannheim, që ia dhuroi këto vepra arti të trashëguara brez pas brezi nga familja Mediçi qytetit buzë Arnos.

 

DW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency