Plotësimi i A1-shit, lëndët që i bëjnë fitues maturantët për në universitet

0
143

formulari

Driçim Çaka

Shtyhet afati për plotësimin e formularit A1

 

Duket se maturantët ende nuk e kanë vendosur se cilat lëndë me zgjedhje do të plotësojnë në formularin A1. Specialistët e arsimit bëjnë me dije se para se të zgjidhen lëndët, duhet më parë të kihet parasysh koefiçenti i lëndës për të konkurruar për në shkollën e lartë. Kështu, nëse një maturantë zgjedhë historinë si lëndë me zgjedhje koefiçentit për të fituar në një degë shkencore apo çdo degë tjetër përveç Fakultetit Filologjik do t’i llogaritet me koefiçentin 1. Sipas MASH përpara plotësimit duhet që çdo kandidat të jetë i qartë lidhur me degën që do të zgjedhë pasi një ndryshim më vonë do të sillte uljen e shanseve për të fituar një ndër degët më të mira në universitet publike. Mundësitë për më shumë pikë i japin lëndët e thelluara të cilat i kanë koefiçentët 1.4. Kështu nëse një maturantë do të vazhdojë për Fizioterapi është shumë e rëndësishme të zgjidhe lëndë Biologji e Thelluar (koefiçenti është 1.4) dhe nëse zgjidhet një mes Fizikës, Kimisë dhe një gjuhe të huaj atëherë koefiçenti do të jetë 1.3. Ky është kombinimi më i mirë që mund të krijojë secili kandidatët pasi do të konkurrojë për në shkollën e lartë me 2 koefiçentë maksimalë.

 

Gjuha e huaj

Ashtu si një vit më parë, edhe gjatë Maturës Shtetërore 2013 një rëndësi të madhe do t’u jepet edhe gjuhëve të huaja. Kështu nëse një kandidatë zgjedhe pë të dhënë provimin e Anglishtes ose Italishtes si gjuhë e huaj e parë atëherë shanset e tij do të jenë maksimale në çdo degë. Kujdes! Zgjedhja e 2 gjuhëve të huaja si lëndë më zgjedhe mund të jetë e rrezikshme pasi zgjedhja ë një gjuhë të huaj si gjuhë e dytë llogaritet me koefiçentin 1.1.

 

Formulari A1

20 marsi nuk do të jetë afati i fundit për të plotësuar formularin A1. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se mund të ketë një shtyrje të afatit, duke parë vonesën që u publikuan koefiçentët e lëndëve dhe të shkollave. Për t’u dhënë sa më shumë mundësi maturantëve që të mendojnë MASH mund të shtyjë me 2 ose 3 ditë afatin e fundit për plotësimin e A1-shit. E njëjta gjë mund të bëhet dhe me formularin A1Z që do të plotësohet pas datës 23 ose 24 mars.

 

Formula e llogaritjes së pikëve

1-    Shënohet me M, D1,D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht, pikët e shkollës së mesme, notat e provimeve të detyruara dhe notat e provimeve me zgjedhje.

2-    Shënohet me K koefiçenti i shkollës i përcaktuar nga universitetet publike

3-    Shënohet me F1 dhe F2 koefiçentët e lëndëve me zgjedhje të përcaktuar nga universitetet publike.

4-    Llogaritja e shumës së pikëve do të bëhet sipas kësaj formule:

 

S=[(M+D1+D2) x K +(Z1xF1+Z2xF2)]x 100

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency