24 të arrestuar në Kukës. Familjarët “rrethojnë” komisariatin

0
192

Prokuroria ka lëshuar 36 urdhërarreste, ndërkohë që deri tani janë arrestuar 24 persona.

Sipas tyre, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë dhe thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa.

“Kanë ardhur me maska e na kanë trajtuar si kriminelë”, shprehen ata, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Në Kukës kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kanë takuar drejtorin e Policisë Kukës.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së tarifës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here