Konklava zgjedh… Barçën

0
154

Përgatiti Altin Vorpsi

C_27_photogallery_8631_listphoto_itemPhoto_2_immagineNjë kuriozitet që shërben si sfond i ndeshjes të para dy ditëve, një statistikë sa e çuditshme aq edhe mistike.

 

 

Nëse nuk u besoni koincidencave, atëherë duhet të filloni që të bëni diçka të tillë. Sa herë që Barça luan teksa në Vatikan mblidhet Konklava, atëherë nga “Camp Nou” del tym blu e kuq. Si për ironi të fatit, teksa kardinalët mblidhen për të zgjedhur Papën e ri, skuadra katalanase mund rivalët e radhës me po të njëjtin rezultat… 4-0. Nuk duhet shumë për t’iu kujtuar se edhe dy net më parë kur Milani iu përul rivalëve spanjollë në Vatikan u mblodh Konklava për të zgjedhur pasardhësin e Benediktit XVI.

 

“Numeri illi esse rabidus”

Barcelona, gjatë historisë së saj, ka fituar edhe herë të tjera teksa në Vatikan mbahej Konklava. E njëjta gjë ka ndodhur më 1958 kur në “Camp Nou” ra Reali i Madridit. më pas në 1978 radhën e pati Las Palmasi. Ndërkohë, në 2013 ishte Milani “viktima” e kësaj koincidence. Tymi i bardhë i sjell fat Barçës. Ashtu siç do të thoshin në Vatikan… “numeri illi esse rabidus” (këta numra duhet të jenë të çmendur).

 

Perfekt deri më 2005

Këto statistika do të ishin edhe më ekzaltuese nëse në vend të Barçës do të flisnim për Romën ose për ndonjë skuadër të qytetit të Vatikanit. Ndërkohë që do të ishte shumë herë më mirë nëse vetë Barça të kishte luajtur vetëm tri herë, kur në Vatikan mblidhej Konklava. Historia tregon se blaugranët kanë luajtur edhe disa herë të tjera teksa Kolegji i Kardinalëve është mbledhur në Kapela Sistina. Rekordi pozitiv i Barçës ka zgjatur deri më 2005. Pikërisht në këtë vit teksa konklava zgjidhte Benediktin XVI, katalanasit u mundën 4-2 nga Reali dhe më pas barazuan 3-3 me Betisin.

 

 

Koincidenca

Tetor 26, 1958 (John XXIII) – def. Madrid, 4-0

Tetor 14, 1978 (John Paul II) – def. Las Palmas, 4-0

Mars 12, 2013 (???) — def. Milan, 4-0

 

Kardinalët tifozë

Nisja e konklavës dy ditë më parë në Vatikan i ndaloi kardinalët Anxhelo Skola dhe Lluis Martinez Sistaç të qyteteve respektive Milano dhe Barcelonë të ndiqnin ndeshjen e Champions League. Të dy njihen për pasionin që kanë për futbollin. Sistaç shihet shpesh në “Camp Nou” për të ndjekur Barcelonën, ndërkohë që Skola është tifoz i kuqezinjve. Por izolimi hermetik në të cilin jetuan përgjatë zgjedhjes së papës së ri nuk i la ata as të merrnin vesh rezultatin e ndeshjes. Ndërkohë që nisi takimi në “Camp Nou” në 20:45,kardinalët kishin përfunduar seksionin e parë të konklavës dhe gjendeshin në dhomat e tyre në rezidencën Santa Marta në Vatikan pa pasur mundësi të përdorin telefona , radio apo televizion. Muri elektromanjetik i instaluar për të penguar daljen e çdo detaji gjatë konklavës, ka nxjerrë jashtë loje edhe telefonat celularë. E vetmja mundësi hipotetike për Skolën dhe Sistaç për të parë ndeshjen do të ishte zgjedhja e papës së ri që në votimin e parë që ishte rreth orës 20:00, gjë që siç ishte edhe parashikuar, nuk ndodhi.

 

 

Luga e Kampioneve

Bajerni kalon mes vuajtjeve për në çerekfinale, Malaga likuidon Porton

Pritej një formalitet por takimi mes Bajernit të Mynihut dhe Arsenalit në “Allianz Arena” ka dhuruar më shumë emocione se sa pritej nga kjo sfidë. Gjithçka ka qenë meritë e Arsenalit që pas humbjes 3-1 në takimin e parë në shtëpi, ka fituar 2-0 në fushën e bavarezëve dhe në minutat e fundit rrezikoi seriozisht që të regjistronte një përmbysje të pabesueshme në fushën kundërshtare. Në fakt, ndeshja nuk është se ka folur për “topçinjtë”, të cilët ishin me fat që shënuan që në minutën e tretë të sfidës, me anë të Zhirud, pas një pasimi perfekt të Uollkot. Por skuadra e Venger nuk ngulmon shumë dhe është Bajerni që ka plotësisht kontrollin e lojës dhe rrezikon gjatë gjithë ndeshjes disa herë portën e Fabianskit.

Paraqitja e shkëlqyer e këtij të fundit si dhe paqartësia e sulmuesve bavareze bëri që Arsenali të shpëtonte pa pësuar gol, pavarësisht 21 gjuajtjeve në portë të kryera nga bavarezët gjatë 90 minutave. Ndërkohë, Arsenali gjen edhe golin e dytë me Koshçielni në fundin e ndeshjes, duke bërë që në “Allianz Arena” të pllakoste qetësia. Por londinezët nuk kanë forcë të kërkojnë golin e tretë në minutat e mbetura dhe kësisoj, i japin përsëri lamtumirën Ligës së Kampioneve në këtë fazë të turneut.

Nga ana tjetër, Bajern kalon përsëri mes 6 ekipeve më të mira në Evropë, duke qenë një prej pretendentëve kryesore për të marrë trofeun, edhe pse paraqitja ndaj Arsenalit bëri që të lindin dyshime për armatën e pandalshme të drejtuar nga Jup Heinkes. Ndërkohë që në andaluzi  skuadra e Malagës shkroi historinë. Ekipi i Manuel Pelegrinit, me nga një gol për çdo pjesë, arriti që të përmbysë atë avantazh të Portos të krijuar në Portugali. Malaga ka plotësuar përmbysjet spanjolle të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, duke u bërë skuadra e tretë pas Real Madrid e Barcelonës që përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinalet e turneut. Spanjollët, të mundur 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e Portos, kanë fituar 2-0 para tifozëve të tyre dhe vazhdojnë ecurinë mbresëlënëse të këtij edicioni. Ekipi i Pelegrinit ka zhvilluar një ndeshje në sulm që në minutat e para, ndërsa Porto dukej se kishte vendosur të mbronte me çdo kusht rezultatin sfidës së parë. Por epërsia territoriale e vendasve zgjidhet nga lojtari simbol i kësaj skuadre, mesfushori Isko me një gjuajtje spektakolare në minutën e 42-të të ndeshjes. Që nga ai moment fillon një sfidë tjetër mes dy skuadrave për shkak të kualifikimit plotësisht të hapur, një sfidë më nervoze si rrjedhojë e të cilës Porto mbetet me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Defur që në minuta e para të pjesës së dytë. Fatin e sfidës e zgjidhi zëvendësuesi Roke Santa Kruz, i cili ne minutën e 77-të, vetëm 4 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës, devijoi në rrjetë një goditje nga këndi të Iskos, duke dyfishuar rezultatin she duke i dhënë kualifikimin ekipit të tij. pas këtij rezultati janë spanjollët ata që vazhdojnë në fazën tjetër të turneut, duke u treguar si një skuadër mjaft e rrezikshme për këdo që do të vihet përballë tyre nga shorti që do të hidhet nesër.

 

 

 

Deklarta

Murinjo: Largimi im nuk varet nga rezultatet

Nuk do të jenë rezultatet deri në fund të sezonit ato që do të përcaktojnë nëse Hoze Mourinjo do të vazhdojë të drejtojë Realin e Madridit në edicionin e ardhshëm, të paktën duke gjykuar nga vetë fjalët e trajnerit. Në një intervistë të publikuar gjatë së mërkurës në të përditshmen “The Sun”, portugezi shprehej se “asnjëherë nuk e kam bazuar vendimin e qëndrimit apo ndryshimit të skuadrës nga rezultatet. Unë punoj çdo ditë duke menduar vetëm më të mirën për klubin tim. Asnjëherë nuk kam menduar për vete gjatë një sezoni në zhvillim”. Megjithatë, Mourinjo zhvlerësoi rëndësinë e 10 ditëve më të mira të Realit që prej mbërritjes së tij, me dy fitoret ndaj Barcelonës dhe kualifikimin përballë Mançester Junaitid. “Ishte një seri e mirë fitoresh, por kam pasur edhe më mirë. Si serinë më të mirë mbaj mend tre fitoret radhazi, në fund të sezonit me Interin. Mundëm Romën në finalen e Kupës së Italisë, pastaj Sienën dhe garantuam titullin në Serinë A, përpara suksesit me Bajernin në finalen e Champions League”. Në intervistë, portugezi shprehu edhe admirimin e tij të thellë ndaj një ikone të Premier League dhe futbollit botëror, Rajan Gigs. “I pabesueshëm, është e vetmja fjalë që mund të përshkruajë atë që ka arritur ky futbollist. Forma me të cilën luajti përballë nesh, në ndeshjen e 1.000, ishte thjesht e pakonceptueshme duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një 39-vjeçar. Tek Mançesteri ka pasur gjithmonë futbollistë të moshave të ndryshme dhe njerëz si Gigs apo Skolls përpara tij, janë një aset i mrekullueshëm, pasi ndihmojnë shumë për rritjen e të rinjve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency