Rezarta Shkurta: E kam zemrën plot

0
125

 

rezartashkurtaermalhoxha

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Para gati një muaji kaluam festën e të dashuruarve, por duket se për këngëtaren Rezarta Shkurta, është çdo ditë e vlefshme për të shprehur dashurinë që ke për personin tjetër. Nuk është hera e parë që Rrezarta bën deklarata dashurie për bashkëshortin e saj, në Facebook, por gjithmonë është shumë origjinale në ato që shkruan. Kështu, para dy ditësh ajo ka bërë një tjetër dedikim për Ermalin, duke dashuri të ndajë me miqtë e saj gjithë lumturinë që i jep bashkëjetesa me të. “Kur sapo preka moshën e pjekurisë, përafërsisht 18 vjeç, mendoja se asgjë në këtë botë nuk do të kishte rëndësi dhe asgjë nuk do më bënte të lumtur më shumë se karriera. I kisha vënë vetes disa synime që fluturonin tërë kohës rreth kokës sime. Sa më shumë ngjisja shkallët, aq më shumë bëhesha e pangopur dhe aq më shumë e palumtur. Vazhdoja kështu deri ditën që njoha Ermalin. Më pas kuptova që asgjë, as karriera e as paraja, nuk të bën të lumtur e nuk ta ngroh aq shumë shpirtin, sa e bën njeriu i zemrës. Jam koshiente, që nuk është Facebook-u, vendi i duhur për ta thënë, por ndonjëherë e ke zemrën aq plot, sa ke dëshirë ta ndash me miq këtë ndjesi të mirë?”, – ka përfunduar këngëtarja dedikimin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency