FBI publikon dosjen për Whitney Houston

0
1710

 

witney

FBI publikoi të dhënat në lidhje me tri hetime të kryera për vdekjen e këngëtares Whitney Houston. Dosjet tregojnë se FBI hetoi një tentativë vjedhjeje në vitin 1992, por vendosi se në këtë rast nuk ishte kryer asnjë krim. Agjentët hetuan edhe për kërcënime të mundshme kriminale kundrejt Houston në postën elektronike të fansave në vitet 1988-99, por as këtë radhë nuk gjetën prova për kërcënime konkrete. Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, dosja me 128 faqe nuk përmban ndonjë të dhënë personale për jetën e viteve të fundit të këngëtares. Edhe pse Houston ishte marrë në pyetje në zyrat e FBI-së në Nju Xhersi në lidhje me tentativën e grabitjes, të dhënat mbi këtë rast janë tej mase të redaktuara. Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në një dhomë hoteli. Vdekja e saj u klasifikua si një  mbytje aksidentale, por autoritetet thanë gjithashtu se ishte ndikuar nga përdorimi i kokainës dhe problemet me zemrën

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency