Berisha: Ju tregoj komplotin e Ramës që rrëzoi Nanon

0
124

Florenc Drizari

beroBerisha: Rama, analfabet në ekonomi. Ruçi: Po bën demagogji

Kryeministri: Paratë e privatizimeve do të përdoren për investime

 

Kryeministri Berisha akuzoi dje Partinë Socialiste se po bllokon integrimin e vendit duke mos votuar tri ligjet e integrimit. Në debatin me deputetët socialistë në seancën plenare, kryeministri bëri të ditur se disponon filmime ku tregohet se si kreu socialist Rama ka thurur komplotin për të rrëzuar ish-shefin e së majtës Fatos Nano. “Doni ta dini se si u rrëzua Fatos Nano? T’ua them unë? T’ ju jap të regjistruar se si u stis komploti nga Edi Rama me disa bashkëpunëtorë të mitë? A ka kryetar parti që merr dhe paraqet një kandidat në Kukës për tu thënë deputetëvë të veriut se e këputa kokën e maccokut. Tani çon në Fier dikë që thotë dy vjet rresht që nuk e pranonte”, tha Berisha. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë kërkoi nga deputetët e PS-së votimin e ligjeve të Brukselit, duke pohuar se,: “ nëse ju keni nevojë kohë për të reflektuar, nëse ju zotoheni se po i skedulojmë për muajin mars, referendumi bëhet i paqenë. Por unë ju them këtu që të tentosh të bësh një shpenzim të tërë për vendin kur mund ta zgjidhësh këtu me vota. Sovrani do të flasë por nuk do të jetë mirë. Ju ftoj në mënyrë më të sinqertë, urdhëroni ti votojmë tri ligjet”. Në përfundim të debatit mes palëve, nisma për referendumin mori 73 vota Pro në parlament, kurse opozita nuk u rikthye në sallë.

 

Privatizimi i 4 HEC-eve

Projektligji për privatizimin e katër HEC-eve në Republikën e Shqipërisë kaloi me debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës. Opozita votoi kundër, duke argumentuar mënyrën e privatizimit nga ana e qeverisë, ndërkohë që mazhoranca vuri theksin tek rëndësia që kanë privatizimet strategjike si një mënyrë për të rritur investimet dhe shfrytëzimin më të mirë të burimeve. Debatet më të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë u zhvilluan mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçit. Përtej debatit për privatizimin e katër HEC-eve si “HEC, Ulëz -Shkopet”, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Kurum International” sh.a, debate pati edhe për listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

BERISHA

Duke folur për krizën ekonomike dhe mënyrën e përballimit të saj nga qeveria, Kryeministri Berisha ironizoi edhe modelin ekonomike të PS-së duke etiketuar edhe kreun e saj Edi Ramën si analfabet në këtë fushë. “Rama u thotë juve, ka rritje, por s’ka punësim, duke treguar një analfabetizëm të mirëfilltë”, – u shpreh Kryeministri Berisha.
Ndërkaq, në lidhje me privatizimet në sektorin elektro-energjetik në vend, Kryeministri tha se kjo bëhet për të rritur investimet. “Ne i privatizojmë pasi ne nuk gjejmë dot në tregje ndërkombëtare shkolla, na duhet para për të ndërtuar shkolla, ne nuk importojmë spitale të reja. Nëse privatizojmë e bëjmë që paratë e tyre ti shndërrojmë në një të mirë shumë më të madhe për shqiptarët. Ndërkohë, dua të informoj shqiptarët se është politika e vendor e kësaj qeveria dhe asaj nga viti 2005 e këtej ja doli në mënyrën më të suksesshme të hapë siparin e ndërtimeve më të mëdha hidro-energjetike të vendit. Për 30 vjet me radhë ujërat e Shqipërisë u derdhën në detra dhe liqene si të pavlerë. Është viti 2007 viti që shënon kthesën e madhe vendimtare në drejtim të potencialit ujor. 330 HEC në mbarë vendin janë firmosura nga 2007 gjer më sot. Nga ky vit janë ndërtuar 70 HEC të reja. Nga 2007 gjer më sot janë firmosur, 3 miliardë euro në fushën energjetike”, – tha Berisha.

RUÇI

Pas deklaratës së Kryeministrit Berisha, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili kundërshtoi privatizimet e qeverisë për mënyrën se si po bëhen ato. “Zoti Kryeministër, mirë se erdhe se ke kohë që na ke munguar në Parlament. Ke filluar fushatën, por jo këtu në Parlament. E fillove me gjyshin e Damian Gjiknurit dhe e përfundove me listat për deputet të PS. Me sa duket nuk ke çfarë thua për çështjen në fjalë. PS është pro privatizimit kur është kushtetues, ligjor, transparent, kur s’vjen era korrupsion, kur është në shërbim të qytetarëve. Ti po bën demagogji”, – tha ai. Sipas Ruçit, Berisha duhet të “jepte shpjegime për privatizimet, pse dështove me privatizimin e ARMO-s, Albpetrolit. Ky është suksesi dhe dështimi yt, kurse ato që kemi bërë ne janë njëra më e suksesshme se tjetra. Sot jo debat politik, po privatizon pasuri kombëtare. S’ dhe asnjë shpjegim pse është nën çmim, ofertuesi nuk ka asnjë përvojë në fushën e energjetikës”, – deklaroi Gramoz Ruçi.

 

 

Debati, Braçe – Berishës: Hajde në interpelancë. Kryeministri: Kur të jesh deputet

Gjatë diskutimeve të gjatë që u zhvilluan një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë për disa projektligje të rëndësishme, nuk munguan edhe batutat mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Gjatë kohës që Kryeministri Berisha po fliste për privatizimet e HEC-eve, deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi atij zhvillimin e interpelancës që ai e ka kërkuar disa javë më parë. Thirrjes së tij drejtuar Berishës: “Hajde në interpelancë”, kreu i ekzekutivit iu përgjigj: “Kur të jesh deputet”. Deklarata e Kryeministrit Berisha u bë pak kohë pas debateve që ai pati me z. Ruçi për listat e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

VOTIMI I DJESHËM NË KUVENDIN E SHQIPËRISË 04.03.2013, ORA 21:45.

2. Projektligji “Për ratifikimin e Kontratës për shitjen e 100% të aksioneve, të Shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sha. të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “Kurum International” sh.a.

73 pro

61 kundër

0 abstenim

3. Projektligji “Për ratifikimin e Kontratës për shitjen e 100% të aksioneve, të Shoqërisë “HEC, ULËZ -SHKOPET”, sha. të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “Kurum International”sh.a

73 pro

61 kundër

0 abstenim

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “OESTERREICHISCHE LOTTERIEN”,GMBH,nëpërmjet shoqërisë “OLG PROJEKT”.SHPK”

73 pro

61 kundër

0 abstenim

5. Aktnormativ nr.1, date 6.02.2013 “Për pajisjen me leje përdorimi të strukturave  të ndërtuara me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit përpara  fillimit me efekte të plota të ligjit nr.10119,date 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar.

134 pro

0 kundër

0 abstenim

6.Projektligj “Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë në Republikën e  Shqipërisë”.

73 pro
61 kundër
0 abstenim

9. Projekt-vendim “Për mbajtjen e Referendumit të Përgjithshëm për miratimin e tre projektakteve.

73 pro
Opozita nuk merr pjesë ne votim.

 

Debati

Berisha: A doni të dini ju komplotin si u rrëzua Fatos Nano? T’jua them sot?

Topalli: Thuaja, thuaja…

Berisha: Do jua jap të regjistruar sesi u stis komploti nga Edi Rama me ca bashkëpunëtorë të mi. Dilni nga qerthulli u miq të mi kokëprerë. Se cfarë po bën ai. A ka kryetar partie që merr dhe paraqet një kandidat në Kukës për tu thënë deputetëve të veriut, ku u thotë se ia këputa kokën macokut. Në fier dhe atje veproi.

Ngrihuni mbi këto gjëra dhe të votojmë ligjet dhe të bëjmë histori në këtë parlament, të dimë që keni interesa. Unë me të mira, ju si të doni.

Topalli: Unë sigurisht do e hedh në votim, por për 3 ligje mjaftojnë 3 sekonda

Berisha: Zonja kryetare të bëhet një takim mes kryetarëve të grupeve, 5 minuta pushim.

(bëhet 5 minuta pushim, nis seanca)

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency