Marselini : I vërtetë do të jem vetëm me familjen time

0
197

 

marselini-3-1-13Marselini dhe Elena qëndrojnë së bashku duke bërë thashetheme për banorët e tjerë. Afrimiteti i tyre duket se u ka bërë përshtypje banorëve, pasi ata rrinë shumë kohë bashkë.
Këtë gjë Elenës ia ka thënë Xhimi dhe Elena e ka diskutuar edhe me Marselinin. Marselini fillon të flasë për banorët duke thënë se ata kanë krijuar përshtypje të gabuar në lidhje me këtë dhe nga njëra anë i vjen keq. “Më vjen keq që banorët më mendojnë kështu sepse kurrë në jetë, nuk do ta tradhtoja gruan time”, – thotë Marselini dhe më pas shton: “Po nga ana tjetër më vjen mirë sepse në këtë mënyrë nuk kanë arritur të më njohin dhe nuk dua që të më njohin këtu brenda si të vërtetë”. Më tej Marselini thekson: “I vërtetë do të jem vetëm me familjen time”. Marselini fillon që t’i tregojë Eldorës për bisedën që ka konsumuar Elena me Xhimin dhe shprehet se ai e ka bindjen se edhe banorët e tjerë mendojnë se mes tij dhe Elenës do të ketë diçka më shumë sesa thjesht një miqësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency