Anastacia: Vuaj sërish nga kanceri në gji

0
129

anastacia“Për fat të keq, Anastacias i është diagnostikuar për të dytën herë tumori në gjoks, pasi e mundi me sukses atë në 2003-shin”. Ky është fillimi i pak rreshtave të shkruar në Facebook-un zyrtar të këngëtares duke tronditur fansat e saj. Pas marrjes së përgjigjeve të analizave janë anuluar menjëherë të gjitha angazhimet e këngëtares si dhe turi në Evropë i saj. Tani Anastacia mendon vetëm për shëndetin e kërkon që të respektohet privatësia e saj. “Për pasojë, është detyruar të anulojë të gjitha turet, koncertet apo çdo lloj udhëtimi nga sot e deri në një njoftim të ri”, – thuhet në deklaratë. Anastacia ishte shumë entuziaste për turin evropian të saj që duhet të niste më 6 prill në Londër. “Më bën të ndihem keq mendimi se po zhgënjej fansat e mi që ishin në pritje të “It’s a Man’s World Tour? Më dhemb zemra t’ju zhgënjej”, – ka thënë këngëtarja. “Anastacia do të vazhdojë të shkruajë e të regjistrojë albumin e ri, pavarësisht diagnozës dhe shpreson të programojë një tur të ri sa më shpejt të jetë e mundur. Tani më shumë se kurrë është e vendosur të vërë në praktikë moton ‘Mos lejo kurrë që tumori të rrëmbejë më të mirën tënde!'”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency