KQZ – ndryshojnë rregullat, më 23 qytetarët qershor mund të votojnë edhe me “buzëqeshje”

0
176

Florenc Drizari

kqz.Biba: Përmbajtje mund të jetë edhe një buzëqeshje, një ‘smile’ J. Jani Jani: Të shtohen shenjat plus (+) dhe (Ok), majtas dhe djathtas kutisë së fletës

 

Shenja të tilla si plus (+) apo shkronja (x), të shënuara në zgjedhjet e kaluara brenda kuadratit të fletës së votimit, nuk do të jenë shenjat e vetme që qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre për të votuar për kandidatët apo koalicionet në zgjedhjet politike të 23 qershorit. Me modelet e reja të miratuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me atë që do të quhet fletë e vlefshme votimi, do mund të pranohen edhe shenja të tjera si vijat jashtë apo brenda kutisë së fletës, shenja të tipit (Ok) apo forma të tjera deri tek ikonat që përdoren në komunikimet elektronike, si për shembull format (J :D) etj. Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi pranoi propozimet e bëra nga anëtarët e komisionit duke thënë se për sa kohë vullneti i zgjedhësit shprehet qartë, ai nuk ka problem se është vizë, se i ka hequr të gjithë emrave vizë dhe ka lënë vetëm një, apo se i ka bërë të gjitha Jo dhe njërit i ka shënuar një Po. “Nëse identifikohet vullneti i zgjedhësit për ne është fletë votimi e vlefshme”, – tha Lefterie Lleshi.

PROPOZIMET

Fillimisht ishte anëtari i propozuar nga PBDNJ në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Jani Jani, i cili kërkoi që votuesit ditën e votimit të shprehin vullnetin e tyre edhe duke shënuar shenja dhe simbole majtas apo djathtas kutisë në të cilën është përcaktuar të shkruhet shenja për secilin kandidat, apo koalicion zgjedhor, por vetëm duke u shënuar në rreshtin e subjektit. “Kam parasysh modelin 4 A, aty ku është shenja Ok, dhe bëj një propozim që të vihet shenja jashtë kutisë, majtas dhe djathtas. Shenja (Ok) nuk është përshkruar majtas apo djathtas. Gjithashtu edhe plusi tek 5A, duhet shtuar edhe djathtas edhe majtas jashtë kutive. Janë raste që duhen shënuar”, – u shpreh Jani. Por propozimi i nënkryetari të KQZ-së Denar Biba, shkoi më tej duke pranuar edhe shënimin e shenjave të tjera që nuk janë njohur si rregulla për votimin brenda fletës. Duke thënë se elementët e marra në shqyrtim janë shumë të rëndësishme për procesin zgjedhor, z. Biba iu referua debateve para dhe pas zgjedhore që janë bërë vitet e kaluara. “Raste shumë të ngjashme në formë s’mund të ketë se ç’bëri plusi (+) dhe ç’bëri (x). Përmbajtje mund të jetë një buzëqeshje, një ‘smile’ J. Atje ku ishim në Budva, u mor vesh që kishin ndodhur edhe raste të tilla në vende të ndryshme të botës”, – tha Biba. Pranimin e vijave jashtë apo brenda fletës së votimit e pranoi edhe anëtari i mazhorancës Hysen Osmanaj, si një fenomen i ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara.

Nga ana e saj, anëtarja e Vera Shtjefni, tha se mjafton që të dallohet qartë se për cilin subjekt është shprehu vullneti i zgjedhësve dhe fleta e votimit do mund të quhet e vlefshme. “Për mua lloji i shenjës, nuk mund të konsiderohet si kriteri bazë për të identifikuar vullnetin e zgjedhësve. Për mua çfarë do lloj forme dhe këtë synon të bëjë ky miratim modelesh, ne nuk na intereson se cila shenjë dhe formë, për sa kohë na krijon mundësinë që të bindemi për vullnetin e zgjedhësit, ne duhet të pranojmë votën. Qëllimi është ky, të mund të shmangim mundësinë e konsiderimit të votave të pavlefshme. Shenja grafike për mua nuk është kriteri bazë. Mjafton që shenja të jetë e orientuar në atë linjë të subjektit zgjedhor”, – tha Shtjefni. Gjatë mbledhjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me konsensus projektvendimin “Për unifikimin e praktikës së vlerësimit të fletëve të votimit nga personat e ngarkuar nga Kodi Zgjedhor, për numërimin dhe vlerësimin e votave”.

 

 

Miratohet vlerësimi i votave të kontestuara për sistemin SEN në Fier

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen pas debateve miratoi mes anëtarëve miratoi modelet e rezultateve që do të printohen nga sistemi SEN për qendrat e votimit për ZAZ-në e qarkut Fier. Rezultatet në Qendrën e Votimit dhe në Zonën e Administrimit Zgjedhor do të paraqiten sipas modeleve të tabelave përmbledhëse të miratuara nga KQZ. Projektvendimi “Për miratimin e modelit të vendimit të KZAZ-ve, të qarkut Fier, për vlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara nga SEN për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. Fletët e votimit të kontestuara nga SEN, do të vlerësohen me vendim nga KZAZ-ja përkatëse sipas modelit të vendimit të miratuar nga KQZ. Projektvendimin “Për unifikimin e praktikës së vlerësimit të fletëve të votimit nga personat e ngarkuar nga Kodi Zgjedhor, për numërimin dhe vlerësimin e votave”.

 

KQZ paralajmëron sërish gjoba për vendorët                                                                      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi një ditë më parë se edhe pas gjobave të vëna ndaj disa njësive të qeverisjes vendor, ende vazhdon mungesa e korrektesës në dhënien e informacioneve nga ana e tyre lidhur me qendrat e votimit. “KQZ publikoi bëri me dije se në zbatim të Kodit Zgjedhor për përgatitjen organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë të përsëritur u ka kërkuar njësive të qeverisjes vendore dhe zyrave të gjendjeve civile pranë tyre, informacion, si autoritet përgjegjëse për publikimin e ekstratit të përbërësve zgjedhore si dhe caktimin e Qendrave të Votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton se pas masave të marra që kanë të bëjnë me gjobitjen e drejtuesve të 139 njësive vendore, ka pasur përmirësim të dukshëm të situatës dhe në ditën e sotme ky detyrim është plotësuar edhe nga 73 njësi vendore. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton me shqetësim se disa njësi vendore ende nuk kanë paraqitur pranë këtij komisioni informacionin për qendrat e votimit.

 

KQZ publikon 21 emrat e krerëve të njësive që kanë sjellë informacion jo të rregullt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi një ditë më parë emrat e 21 krerëve të njësive vendore në rang kombëtare që kanë dorëzuar pranë komisionit informacione jo të plota në lidhje me të dhënat për qendrat e votimeve. Administrata e KQZ bën me dije ende ka njësi që nuk kanë dorëzuar informacion dhe për këtë paralajmëron marrjen e masave administrative ndaj tyre. “Siç dihet afati ligjor i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për dorëzimin e këtij informacioni nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ka përfunduar. KQZ bën me dije se do të vazhdojë marrjen e masave administrative kundrejt këtyre drejtuesve të njësive vendore deri në plotësimin e detyrimit ligjor nga ana e tyre”, 0 thuhet në njoftimin e KQZ-së.

EMRAT

Engjëll Veliaj
Adriatik Zotkaj
Besnik Osmënaj
Fatos Mandri
Kristaq Shqau
Fadil Alliu
Viktor Çervenaku
Viktor Mahmutaj
Ramis Malaj
Argjir Çela
Bujar Salianji
Theodhor Bregu
Roshi Tollozhina
Pëllumb Thaçi
Zenel Kastrati
Gjergj Prenga
Gëzim Hoxhaj
Kliton Haxhiaj
Kristo Kaishi
Irodhis Dalani
Ismail Murtaj

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency