“British Music Awards”, ndahen çmimet

0
165

 

british-music-awardsAdele, Emeli Sande dhe Ben Howard janë nderuar këtë vit në ceremoninë e “British Awards”, e zhvilluar në Arenën O2 të Londrës. Sande fitoi çmimin këngëtarja më e mirë femër dhe atë për albumin më të mirë britanik, ndërsa Howard atë të këngëtarit më të mirë mashkull dhe për debutimin më të mirë. Adele fitoi me këngën më të mirë “Skyfall”, kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull me agjentin 007, por ajo nuk ishte atje për të tërhequr çmimin, pasi ndodhet në Los Anxhelos për ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Këngëtarja dërgoi një video-mesazh ku thoshte: “Më vjen keq që nuk mund të jem me ju sonte. Jam në LA duke u përgatitur për çmimet “Oscar”. Por ju dua të gjithëve”. Sande kishte hyrë në eveniment me katër nominime në total, përfshirë dy për kategorinë e këngëve. Triumfi i saj në kategorinë këngëtarja më e mirë femër tregon se nuk pati një çmim pas vdekjes për Amy Winehouse. Albumi i Sande, “Our Version of Events”, ishte më popullori për vitin 2012 në Mbretërinë e Bashkuar, me 1.4 milionë kopje të shitura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency