Rihanna dhe Brown, bashkë

0
148

 

brown-rihanaRihanna u ka dhënë fund mëdyshjeve për rikthimin e saj me ish-in, Kris Brown. Këngëtarja nga Barbadosi pranoi publikisht angazhimin e saj me 23-vjeçarin që e rrahu në vitin 2009, duke marrë përsipër edhe risqet e kësaj lidhjeje. “Pasi jam torturuar për vite me radhë, preferoj të jetoj të vërtetën time dhe të pranoj të gjitha kritikat për këtë zgjedhje. Nëse zgjedhja do të rezultojë një gabim, ai do të jetë gabimi im”, – deklaroi këngëtarja 24-vjeçare për revistën “Rolling Stone”. Vendimi i Rihanna-s ka zemëruar një pjesë të fansave të saj, por edhe shoqata dhe aktiviste të mbrojtjes së grave. “Të të vijë turp Rihanna!”, “Je shembulli më i keq për të gjitha femrat” e të tjera komente si këto vërshuan në mediat “gossip” dhe rrjetet sociale nga aktivistet kundër dhunës ndaj grave. Por Rihanna thotë se Kris Brown ka ndryshuar, është pjekur. Ndryshe mendojnë kritikët. “23-vjeçari, i rritur në një familje ku babai i rrihte brutalisht të ëmën, nuk mund të ndryshojë kurrë”, – thonë ata. Rihanna dhe Kris Brown u ndanë në vitin 2009 pas dhunës që ky i fundit ushtroi ndaj saj. Fotot e këngëtares me hematoma të mëdha në fytyrë bënë xhiron në internet. Brown në atë kohë i shpëtoi dënimit me burg, por jo 6 muajve punë në komunitet dhe 5 viteve mbikëqyrje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency