Adi Krasta kërkon punë në një televizion të ri

0
139

 

adiKa disa ditë që në media shkruhet se Adi Krastës i kanë bërë ofertë në një televizion të ri që po hapet. Nuk dihet nëse është kjo dëshirë e Krastës të ndodhë kështu apo është e vërtetë oferta, por disa zëra të brendshëm në televizionin e ri na thonë se Krasta ka shkuar atje për të kërkuar punë, madje u ka kërkuar një rrogë mjaft të lartë.

Ka kohë që shumë drejtues emisionesh në kryeqytet apo personazhe ekranesh i kanë rritur “piacën” vetes, duke kërkuar shuma marramendëse nga bosët e televizioneve, ndërsa puna e gazetarit mbi të cilën mbahet TV, paguhet shumë, shumë më pak. Pothuaj qesharake, po të kemi parasysh se sa shumë e fryjnë veten këta spikerët, edhe pse nuk u shohim ndonjë gjë të re, si kontribut origjinal në industrinë e televizioneve. Kështu pra, Krasta na dha shkak që të bëjmë këtë rrëfim të vockël për gjendjen e gazetarisë dhe pagës së pakrahasueshme me njerëzit e ekraneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency