Masterat, skandal me universitetet private, regjistrojnë studentë pa diplomë “Bachelor”

0
164

 Driçim Çaka

masetratNë një dokument të zbuluar nga “Standard”, bëhet e ditur se cilët janë universitetet private që kanë thyer ligjin dhe kanë regjistruar studentët pa i përfunduar ende provimet e sistemit “Bachelor”

 

 

“Për t’u regjistruar në master shkencor ose master profesional, çdo student duhet të ketë një diplomë trevjeçare “Bachelor”. Ky është përcaktimi që u bën ligji i arsimit të lartë universiteteve që bëjnë regjistrimet në master. Siç duket, ligji është “keqkuptuar” nga shumica e universiteteve private në Shqipëri. Në një dokument të zbuluar nga “Standard”, bëhet e ditur se cilët janë universitetet private që kanë thyer ligjin dhe kanë regjistruar studentët pa i përfunduar ende provimet e sistemit “Bachelor”. Regjistrimet janë bërë që në fillimin e studimeve master dhe çdo gjë duket se është parapërgatitur kohë më parë. Dëshira për të përfituar sa më shumë të ardhura nga studentët duket se është mbi përcaktimet që lejon ligji shqiptar dhe mbi të gjitha mashtron hapur si institucionet e arsimit por dhe studentët, të cilët duhet të përballen me presionin për të marrë sa më parë provimet e prapambetura gjatë tri viteve të para të studimit.

 

Skemë e zgjeruar

 

Më shumë se një pakujdesi apo tolerim ndaj studentëve kjo mënyrë duket se është një skemë e gjerë e cila është e mirëmenduar. Shumë studentë nga universitetet publike të cilët nuk kanë arritur të marrin provimet në shtet janë regjistruar në master në privatë. Po si? Janë sekretaritë mësimore që japin informacion paraprak duke u thënë studentëve se “kjo punë mund të rregullohet, por duhet folur”. Çdo gjë bëhet po nga sekretaritë që u ofrojnë studentëve mundësinë e regjistrimin në master por me kushtin që të marrin sa më parë provimet e prapambetura si dhe diplomën “Bachelor”. Afati i parë që u vendoset studentëve është janari, por për shkak të pamundësisë tolerimi vazhdon dhe më tej duke u shtyrë deri në muaj qershor-shtator. Kështu studentët vazhdojnë mbarojnë vitin e parë të masterin pa marrë ende diplomën tre vjeçare.

 

Studentët që mbarojnë në privat

 

Pjesa më e madhe e regjistrimeve të jashtëligjshme bëhet me studentët që mbarojnë studimet trevjeçare në privat. Menjëherë pas përfundimit të vitit të tretë studentëve vetë universiteti u thekson se mund të vazhdojnë masterin, edhe pse nuk i kanë marrë të gjitha provimet. Fillimisht kjo ide i vendos në konfuzion studentët, por kush nuk do të dëshironte të përfitonte nga një mundësi e tillë? Në fund i përfituar del gjithmonë privati.

 

Më shumë se gjysma e privatëve

 

Nuk është një universitet as dy, por janë më shumë se gjysma e të gjitha universiteteve private, të cilat bëjnë regjistrime në master duke thyer ligjin. Sipas burimeve të “Standard”, bëhen të ditur edhe emrat e studentëve, të cilët janë sot në master, por që nuk kanë ende diplomën “Bachelor”. Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se vetë Ministria e Arsimit është e informuar për këtë “skemë”, por deri tani nuk ka pasur asnjë qëndrim zyrtar apo ndonjë penalizim për universitetet private.

 

 

Si funksionon?

 

Studentët pyesin për mundësitë e studimit në privat

Sekretaritë u ofrojnë një “pakt”

Regjistrohesh në master, por merr diplomën deri në janar

Afati shtyhet dhe më nëse student s’ia del deri në qershor-shtator

Studentët mbarojnë vitin e parë master pa marrë ende diplomën “Bachelor”

 

 

 

Basha: Tirana dhe Dibra do të jenë vetëm një kafe larg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte për një vizitë zyrtare në Dibër të Madhe, i ftuar nga Myftinia e Dibrës për përurimin e Xhamisë së Sahatit. “Bashkë me mua, – tha Basha, – kanë ardhur dhjetëra dibranë të shquar nga Tirana, si Niazi Kosovrasti, Faruk Kaba, gjeneral Xhemal Gjunkshi, Flamur Gjymyshka, Petrit Bare etj.”. Kryebashkiaku Basha u takua shumë miqësisht me plot qytetarë që kishin dalë për ta pritur. Ai vendosi buqeta me lule tek monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në qendër të Dibrës. Më tej ata iu drejtuan Xhamisë së Sahatit e ndërtuar nga myftiu i Dibrës, e konceptuar qëllimisht si një emetim i një pjese të Tiranës në Dibër të Madhe. Myftiu i Dibrës, Ruzhdi Lata, thotë se për të shkuar në gjurmët e Haxhi Vehbi Dibrës duhet shumë punë duhet përveçse të predikojmë të jemi edhe patriotë. Lata tregon se xhamia u ndërtua në respekt të tiranasve të cilët në vitin 1913 u hapën dyert dibranëve të përzënë forcërisht nga serbët. Muri rrethues është ndërtuar nga guri i cili karakterizon forcën dhe në të janë lënë 100 dritare në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. brenda rrethimit gjendet monumenti i shkruar 100 vjet ndërtuar nga tifozët dibranë “Sokolat”, si dhe janë mbjellë 100 selvi në kujtim të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Basha siguroi dibranët se do të jetë garant i Rrugës së Arbrit. Ai tha se tuneli i Qafë-Murrizit, i cili largon Dibrën me Tiranën, shumë shpejt do të çahet dhe jo vetëm një tunel, por dy, duke siguruar se ky do jetë bashkimi i dibranëve të Tiranës dhe bashkimi i gjithë shqiptarëve. Dibra me Tiranën do jetë vetëm një kafe larg. Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se projekti i Kryeministrit për bashkim nuk duhet të trembë fqinjët, ne nuk pushtojmë, nuk gllabërojmë troje, ne jemi në trojet tona. Në këtë takim mijëra qytetarë të Dibrave kishin mbushur sheshin, të cilët i përshëndeti edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i Komunitetit Mysliman të Maqedonisë dhe të gjithë drejtuesit e klerit nga Shqipëria dhe Maqedonia. Më pas u inaugurua xhamia, pllaka përkujtimore për 100-vjetorin, si dhe monumenti i 100-vjetorit ndërtuar nga rinia dibrane. Për nder të të ftuarve myftinia kishte shtruar një drekë.

 

Ulet çmimi i naftës

Më në fund edhe çmimi i naftës dhe i benzinës ka filluar të ulet. Në pikat e tregtimit të karburanteve vihet re se nafta ka arritur vlerën e 176 lekëve për litër nga 186 lekë që ka qenë disa muaj më parë. Po të njëjtën ulje ka pësuar edhe benzina, e cila nga rreth 190 lekë ka shkuar 180 lekë për litër. Edhe pse nuk është ulje e ndjeshme e çmimit të karburanteve përsëri kjo është një lehtësi për të gjithë xhepat e drejtuesve të automjeteve. Një ndikim në uljen e çmimit të naftës në vendin tonë ka dhënë edhe çmimi në bursat ndërkombëtare i cili është ulur si pasojë e zhvlerësimit të dollarit kundrejt monedhave të tjera. Ulje e çmimit të karburanteve është pasqyruar ndërkohë edhe prej INSTAT në raportin e dhjetorit. Kështu, sipas INSTAT-it, nafta u ul me 0.1% përgjatë dhjetorit ndërsa benzina me 0.2%. Shpesh në Shqipëri lëvizjet e bursave ndërkombëtare reflektohen me vonesë, për shkak të rezervave të naftës që mbajnë në pikat e tregtimit të karburanteve. Ndërkohë që tregtarët nga ana tjetër ankohen se fitimi për ta është minimal për shkak të taksës së importit prej 7 lekë për litër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency