Shkelet protokolli/Asnjë nga krerët e shtetit në Shqipëri, Nishani, Rama dhe Meta, vizita jashtë vendit

0
109

NNNI

 

Ndonëse nuk është hera e parë që ndodh, fenomeni kur shkelet protokolli lidhur me praninë e një prej drejtuesve të shtetit në vend u ripërsërit sërish dje. Kështu, as Presidenti i vendit, as Kryeministri dhe as Kryetari i Parlamentit nuk ndodhen në Shqipëri, por jashtë vendit me vizita. Kreu i Shtetit ndodhet në një vizitë në Kroaci, Kryeministri Rama prej dy ditësh është në Kinë në kuadër të Samitit Ekonomik, ndërsa Kryeparlamentari Meta u nis dje drejt Italisë. Ndonëse i pranishëm në vend është zv.kryeministri Peleshi, sërish mungesa e një prej tre drejtuesve kryesorë të shtetit në territorin shqiptar përbën një shkelje protokollare dhe cenim të sigurisë kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency