Bukuria e brendshme rrezaton edhe jashtë

0
140

agnesaBukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj ishte pjesëmarrëse në sfilatën më të jashtëzakonshme të organizuar mes shqiptarëve – në të cilën modelet sfiluan si tullace. Ajo thotë se kur je e bukur brenda, e rrezaton këtë edhe jashtë. “Sfilata kishte për qëllim ndërgjegjësimin e femrave për sëmundjen e kancerit. ‘Mbijeto hijshëm’ ishte motoja e sfilatës së organizuar nga Afërdita Paçarada, ku u prezantua edhe koleksioni i fustaneve “Pranverë – Verë 2013”. Ideja u prit shumë mirë nga publiku dhe mediat në përgjithësi. Besoj që ishte e nevojshme një sfilatë e tillë, në përkrahje të të prekurve me kancer për t’u solidarizuar, për tu dhënë shpresë dhe motiv për të luftuar dhe për t’i mbijetuar sëmundjes”. “Ishte një ndryshim (për mua), u bëra tullace për herë të parë dhe e pëlqeva pamjen time. Nuk e ndjeva aspak mungesën e flokëve para, gjatë dhe pas sfilatës, madje edhe në festën e organizuar më vonë, shkova si tullace”, – ka thënë ish-Miss Kosova dhe Albania, e cila më tej është shprehur kundër operacioneve plastike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency