Grabitësit me maska dhe armë plagosin rëndë shefin e Krimeve

0
156

Elton Qyno

musaiBurrel, transportohet në Spitalin Ushtarak Musa Skura, u plagos me armë gjatë një operacioni

Shkëmbim zjarri mes postbllokut të policisë dhe tre personave. Policia arreston Fitim Allën dhe Vilson Milkurtin

 

Teksa kolegët e tij parakaluan dje duke festuar 100-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, shefi i Krimeve në Komisariatin e Burrelit është qëlluar pikërisht në ditën e themelimit të policisë, me breshëri automatiku duke mbetur i plagosur rëndë. Në momentin e plagosjes, Musa Skura së bashku me disa efektivë të policisë së Burrelit kishin ngritur një postbllok, me qëllim arrestimin e tre personave, pasi kishin arritur të siguronin informacione se ata kryenin trafik armësh, por edhe vjedhjen e shumë qytetarëve. Pas qëndrimit në postbllok të ngritur afër fshatit Suç, pranë tyre është afruar një automjet, me të cilin udhëtonin tre persona. Sapo u është bërë shenja nga shefi i krimeve Musa Skura, për të ndaluar, dy prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Sipas policisë, personat që kanë qëlluar quhen Fitim Alla dhe Vilson Milkurti, ndërkohë që një person i tretë që ndodhej në sediljen e pasme mësohet se nuk ka reaguar. Menjëherë pas të shtënave me armë, kanë reaguar dhe efektivët e tjerë, që shoqëronin në postbllok shefin e Krimeve, të cilët kanë qëlluar në drejtim të autorëve, që kanë zbritur nga makina dhe kanë tentuar të largohen me vrap. Mirëpo gjatë këtij shkëmbi zjarri, njëri prej personave që ka qëlluar mbi shefin e krimeve Fitim Alla, ka mbetur i plagosur dhe nuk ka mundur të largohet duke u arrestuar në kohë, ndërkohë që dy personat e tjerë janë arrestuar disa minuta më pas, pasi në vendngjarje kanë mbërritur përforcime nga komisariati i Burrelit.

Skura në gjendje të rëndë

Për shkak se nga të shtënat plumbat e kanë prekur në gjoks dhe në pjesën e barkut, duke i dëmtuar dhe njërën nga veshkat, mjekët e spitalit të Burrelit kanë urdhëruar transportimin me shpejtësi në drejtim të Tiranës. Një helikopter i ushtrisë ka bërë të mundur transportimin nga Burreli në drejtim të Spitalit Ushtarak të shefit të Krimeve Musa Skura. Për shkak të plagëve ky i fundit ka humbur shumë gjak dhe për pasojë shëndeti i tij deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka qenë i rënduar. Për gjatë gjithë natës së djeshme, bluzat e bardha kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën Musa Skurës, ndërkohë që në ambientet e spitalit kanë shkuar dhe familjarët e efektivit të policisë, të cilët prej disa vitesh banojnë në Tiranë. Sipas burimeve pranë policisë së Burrelit, Skura është qëlluar gjatë një operacioni për arrestimin e tre personave si të dyshuar në kryerjen e trafikut të armëve, por edhe grabitjen e qytetarëve në rrugë. Fitim Alla, Vilson Milkurti dhe personi tjetër i arrestuar, që ende nuk i është bërë me dije emri nga policia dyshoheshin se ishin personat që grabisnin të armatosur dhe me maska qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve në aksin rrugor të Burrelit me Bulqizën dhe Peshkopinë.

Prokurori në vendngjarje

Lidhur me ngjarje e rëndë në drejtim të Burrelit, dje ka udhëtuar një grup hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kryesohej nga prokurorja Elizabeta Imeraj. Grupi hetimor për gjatë mbrëmjes së djeshme ka marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë, si dhe efektivat e policisë që kanë shoqëruar në postbllok shefin e krimeve Musa Skura. Ata i kanë treguar prokurorisë, se janë qëlluar befasisht, ndërkohë që më pas kanë reaguar për të mbrojtur nga të shtënat me armë, shefin e tyre Musa Skura. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë marrë në pyetje edhe mjekët e spitalit të Burrelit, të cilët i dhanë ndihmën e parë shefit të krimeve. Po kështu në pyetje është marrë dhe shefi i komisariatit në Burrel, i cili ka treguar komunikimet që ka pasur në radio dhe në telefon me vartësin e tij Musa Skura. Pritet që gjatë ditës së sotme

 

 

Tiranë, bie zjarr në një banesë, s’ka dëme në njerëz

Një banesë në “Unazën e Re” është përfshire nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Zjarri ka rënë në katin e parë të një ndërtese private dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, për të cilat kanë nisur hetimet nga ana e policisë. Pas shuarjes së flakëve, shërbimet e policisë zjarrfikëse deklaruan se shkak i rënies së zjarrit në banesë është bërë një shkëndije elektrike, që ka ardhur si pasojë e vënies në prizë të një ngrohëse. Si rezultat i mbingarkesës së rrjetit, ka sjellë dhe krijimin e shkëndijave, që më pas ato provokuan dhe rënien e zjarrit në banesë.

 

Imami: Do të vazhdojmë të modernizojmë ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka bërë bilancin e një viti të dikasterit që ai drejton. Ai e cilësoi 2012 si një vit të suksesshëm për implementimin e reformave, duke e cilësuar si vitin e Forcave të Armatosura. “Viti 2012 ishte përcaktues për implementimin e reformave 4-vjeçare pas anëtarësimit në NATO, reforma të cilat do të përmbyllen me sukses. Objektivi ynë ishte që 2013-ën të kishim një ushtri eficente, profesioniste dhe të standardizuar”, – tha Imami. Demontimi i municioneve ishte një tjetër arritje e suksesshme, tha ai. Nga viti 2009 deri në dhjetor të 2012 janë asgjësuar rreth 80 mijë tonë municione të tepërta, ndërsa mbeten për tu asgjësuar dhe 20 mijë tonë të tjerë. Procesi i demontimit do të përmbyllet brenda 2013.

 

Misteri i arrestimit të ish-ministrit peruan, prokurori: Do të kërkojmë ekstradimin

Megjithëse Policia e Shtetit ka hedhur poshtë lajmin për arrestimin e ish-ministrit peruan Manuel Augusto Blacker Miller, të akuzuar për grusht shteti në vitin 1992, prokurori i Antikorrupsionit në këtë shtet ka deklaruar dje se biznesmeni Miller është në kërkim ndërkombëtar. Sipas tij, autoritetet shqiptare kanë bërë ditën e enjte arrestimin e Millerit, por në rrethana ende të paqarta nuk dihen motivet e lirimit të biznesmenit. “Ne kemi kontaktuar dje me Interpolin dhe na u komunikua se ai ishte liruar, por jo shkaqet pse u la i lirë”, – deklaruar në një intervistë për RPP Noticias prokurori Julio Arbizu. Ky i fundit tha se autoritetet peruane presin t’ju specifikohen nga Interpoli, arsyet e lënies së lirë të Miller, kur dihet se për të është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai madje kërkohet edhe në SHBA, nga ku është arratisur teksa pritej të ekstradohej. Prokurori i Antikorrupsionit ka nënvizuar më tej se Peruja do të bëjë një kërkesë të re ekstradimi, por këtë herë nga Shqipëria. “Po vlerësojmë rrethanat për një kërkesë ekstradimi të re, këtë herë nga Shqipëria”, – për të cilin ai shpjegoi se duhet nënshkruar më parë një marrëveshje, pasi mes dy shteteve mungon reciprociteti për ekstradim. Arbizu shtoi se Miller ka shkelur ligjet e emigracionit të SHBA, prandaj pritet që edhe autoritetet amerikane të kërkojnë ekstradimin e tij. Megjithatë, ai tha se nëse Miller nuk ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, menjëherë Peruja do kërkojë ekstradimin e tij. Miller, ushtron një sipërmarrje private në Tiranë në fushën e trajtimit të plehrave. Fakti zbulohet në ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve ku faktohet se Manuel Augusto Blacker Miller ka ngritur në Shqipëri shoqërinë e quajtur “Apolonia Investmentes”,që ka një kapital fillestar prej 13.8 miliardë lekë.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency