Doktoraturat, procedurat për regjistrimin e kandidatëve

0
146

diplomimiLista me fituesit shpallet 2 javë pas mbylljes së aplikimeve

Punimet shkencore, kriter bazë

 

Menjëherë pas shpalljes së kuotave, universitetet publike po bëjnë gati komisionet, të cilat do të merren me regjistrimin e kandidatëve si dhe përzgjedhjen e fituesve. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, për t’u regjistruar kandidatët duhet të kenë një diplomë të nivelit të dytë ose diplomë të integruar të nivelit të dytë. Të drejtën për t’u regjistruar e kanë dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë shtetit, por duhet që më parë të kenë njësuar pranë MASH diplomën e tyre. Aplikimi nga çdo kandidat do të bëhet pranë sekretarive mësimore të çdo fakulteti. Do të jenë në total 1305 kuota nga të cilat 10 do të jenë për shtetasit e huaj, 154 për kandidatët nga trojet shqiptare si dhe 1141 për të gjithë kandidatët brenda Shqipërisë.

 

Përzgjedhja

 

Menjëherë pas aplikimit Këshilli i Profesorëve ngre komisionet ad-hoc me anëtarët e tij sipas çdo fushe, kryetari i komisionit është dekani i fakultetit. Një javë pas mbylljes së aplikimeve komisionet paraqesin listën e fituesve pranë Këshillit të Profesorëve. Lista me fituesit shpallet 2 javë pas mbylljes së aplikimeve. Kriteret kryesore mbi të cilat do të zgjidhen fituesit do të jetë mesatarja e masterit si dhe punimet shkencore që do të ketë çdo kandidatë. Një vit më parë fituesit e doktoraturës nuk kanë qenë poshtë mesatares 8 si dhe kanë pasur nga një punim shkencor origjinal të tyren.

 

Tarifat

 

Nëse një vit më parë tarifa e studimeve ishte 208 mijë lekë këtë vit do të jetë 216 e 320 lekë. “Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, është 216 320 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet) lekë. Tarifa e shkollimit paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë”, – përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave të miratuar pak ditë më parë. Rritja sipas Ministrisë së Arsimit është normale dhe nuk do të ndikojë te kandidatët që do të ndjekin doktoraturën. Fituesit regjistrohen në sekretaritë mësimore jo më vonë se 1 javë pas shpalljes së emrave. Duhet theksuar se tarifa llogaritet në bazë të krediteve.

 

 Dokumentet

-Kërkesë e kandidatit drejtuar Këshillit të Profesorëve të njësisë përgjegjëse për organizimin e doktoraturës

-CV personale dhe bibliografi të punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara, nëse kandidati i ka ose jo

-Kopje e noterizuar e diplomës së nivelit të dytë, apo të diplomës së integruar të nivelit të dytë, apo të një diplome tjetër, shoqëruar me listën e notave. Diploma e huaj të shoqërohet me vërtetimin për njësimin e diplomës

-Kopje e noterizuar e diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë, shoqëruar me listën e notave

-Vërtetim për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit së bashku me listën e notave

-Fotokopje e kartës së identitetit

-2 fotografi

-2 rekomandime nga personat me titull akademik

-Deklaratë e kandidatit që pranon të shlyejë detyrimet financiare lidhur me koston e studimeve

-Vërtetim nga qendra e punës nëse është i punësuar

 

 

Rikonstruksioni i “Petro Nini Luarasit”, Basha: Përfitojnë 12 mijë banorë

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inspektuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e plotë të bulevardit “Petro Nini Luarasi”, me gjatësi 805 m. sipas kryetari të bashkisë rruga do të jetë gati për 8 muaj dhe do t’u shërbejë rreth 12 mijë banorëve. Mbi 12 mijë banorë përfitojnë nga ky investim i Bashkisë së Tiranës, për shkak edhe të rëndësisë që kjo arterie luan në transportin jo vetëm të njësisë bashkiake nr. 2, por edhe të gjithë qytetit të Tiranës, pasi intersekton me Unazën e mesme të qytetit por edhe me zona të tjera të kryeqytetit”, – u shpreh Basha gjatë fjalës së tij. Gjithashtu, kryetari i bashkisë theksoi rëndësinë që ka për qytetarët rikthimi i besimit te bashkia. “Kemi parasysh mosbesimin me të cilin me të drejtë, disa qytetarë të Tiranës dhe të njësisë bashkiake nr. 2 përkthenin edhe premtimin tonë për këtë projekt, mosbesim i ligjshëm siç thashë, sepse kjo rrugë është premtuar shumë herë, disa herë edhe është derdhur ndonjë lopatë zhavorr. Por kjo është hera e parë që ne do të ndërhyjmë në mënyrë kaq intensive dhe do t’i kthejmë “Petro Nini Luarasit”, kësaj rruge të rëndësishme që në fakt quhet edhe bulevard, të gjithë parametrat modern”, – theksoi kryetari i bashkisë. Në 505 metra gjatësi të bulevardit, gjerësia e bulevardit parashikohet të jetë 11.5 m dhe trotuare variabël 2 deri në 3 m nga të dy krahët, ndërsa në gjatësinë fundore të tij prej 300 metrash, gjerësia do të jetë 7 m dhe trotuare 2 m në dy anët. Kjo rrugë do të ketë të gjithë shtresat e nevojshme të inxhinierisë nëntokësore, ujësjellës-kanalizimeve, me riparimet e nevojshme në rrjetin ekzistues dhe shtrimin e rrjetit tjetër, kabllot e telefonisë dhe internetit, ndriçimin me mbi 50 shtylla të reja dhe riparimin e ndriçimit aktual dhe do të mbillen mbi 150 fidanë të rinj pemësh”, – vuri në dukje kryebashkiaku Lulzim Basha.

 Projektet

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se brenda pak ditësh do të nisë puna për një rehabilitim provizor të rrugës pranë Tregut Elektrik, që lidh bulevardin “Petro Nini Luarasi” me rrugën “Ali Demi”, ndërkohë që ka nisur projekti i tij dhe është pjesë e investimit të buxhetit të vitit 2013. Kjo arterie do të kontribuojë në lehtësimin e trafikut. Ky segment rrugor bën të mundur qarkullimin e automjeteve nga bulevardi “Petro Nini Luarasi”, në rrugën “Ali Demi”, për të vijuar me rrugën “Kont Leopold Bertold” dhe me bulevardin “Bajram Curri”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency