Përurimi i Obamës, himni këndohet nga Beyonce

0
137

obama-inauguration_2447876bPop-diva Beyonce do të këndojë himnin kombëtar para qindra mijëra personave që do marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Presidentit amerikan Barack Obama, më 21 janar, kanë thënë organizatorët. Në një skenë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, këngëtarja, një mbështetëse e Obamës, do të performojë para kabinetit të Obamës, ligjvënësve dhe publikut. Në ceremoni do të këndojnë edhe Kelly Clarkson dhe këngëtari veteran e kompozitori James Taylor. Ceremonia shënon fillimin e mandatit të dytë të Obamës. Në përurimin e parë të Obamës, në vitin 2009, legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin, interpretoi këngën patriotike të SHBA-së “My country tis of Thee”. Kësaj here këtë këngë do ta interpretojë Kelly Clarkson. Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z, ishin mbështetësit kryesorë të fushatës së Obamës për t’u rizgjedhur President në zgjedhjet e nëntorit të 2012-ës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency