Ngjarje të rënda

0
151

gjykataIsh-i përndjekuri i pandehur

I vuri zjarrin Gjergj Ndrecës, Perikli Shqevi

nën akuzë. Prokuroria çon dosjen në gjykatë

 

Perikli Shqevi, ish-i përndjekuri politik që u arrestua pak ditë më parë për thyerjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie” që kishte vendosur Gjykata e Tiranës, tashmë do të përballet me këtë të fundit në cilësinë e personit të pandehur. Kjo, për shkak se aktualisht Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” në dëm të shtetasit Gjergj Ndreca. Ngjarja ka ndodhur në muajin tetor të këtij viti, ku gjatë zhvillimit të grevës së urisë nga një grup ish-të përndjekurish politikë, Perikli Shqevi i ka vënë zjarrin shokut të tij, Gjergj Ndreca, pasi ky i fundit është spërkatur vetë me benzinë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, i pandehuri Shqevi është autori i kësaj zjarrvënieje dhe se një gjë e tillë dallohet qartë nga pamjet filmike, por edhe provohet nga thëniet e disa prej efektivave të policisë së Tiranës, të cilët kanë qenë me shërbim në vendin ku edhe ka ndodhur krimi i rëndë. Vetë i pandehuri nuk ka pranuar autorësinë e krimit dhe se të njëjtën linjë me të ka mbajtur edhe i dëmtuari shtetasi Gjergj Ndreca, i cili ka pohuar para organeve policore, por edhe në prokurori, se Shqevi nuk ia kishte vënë zjarrin atij, por në një moment vetë Ndreca ka ndezur trupin e tij me çakmakun që e kishte në xhep. Pavarësisht nga ky pretendim, Prokuroria e Tiranës nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj, duke marrë të pandehur shtetasin Perikli Shqevi dhe tashmë çështjen në ngarkim të tij ia ka referuar për gjykim gjykatës së kryeqytetit.

 

Mjekët neglizhuan sëmundjen

Vdes 7-vjeçarja tek “Nënë Tereza”

prindërit, akuza bluzave të bardha

 

Një vajzë 7-vjeçare ka gjetur vdekjen në pediatrinë e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet. Viktima quhet Arsela Vladi dhe sipas prindërve të saj, minorenia ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës dhe burokracisë së mjekëve të spitalit në Durrës, por edhe në Tiranë. Babai i 7-vjeçares, shtetasi Ilir Vladi, ka theksuar se mjekët e spitalit të Durrësit nuk ishin në gjendje ta identifikonin sëmundjen e të bijës dhe për pasojë e kanë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Tiranës, pasi gjendja e saj sa vinte dhe rëndohej. Ditën e enjte, në orët e pasdites, 7-vjeçarja ka gjetur vdekjen në pavijonin e pediatrisë, ndërsa lidhur me këtë tragjedi mjekët e spitalit të Tiranës kanë akuzuar kolegët e tyre në Durrës, që nuk kanë marrë masat e menjëhershme për zbulimin e sëmundjes së minorenes dhe për pasojë kjo e fundit ka gjetur vdekjen. Sipas bluzave të bardha, sëmundja i ka prekur trurin vogëlushes 7-vjeçare, ndërkohë që nga ana tjetër prindërit e vajzës kanë akuzuar mjekët e spitalit për mangësi profesionale, neglizhencë dhe zvarritje të analizave laboratorike të vajzës së tyre, e cila tashmë nuk jeton më. Lidhur me këtë ngjarje, pritet që familjarët t’i drejtohen prokurorisë me një kallëzim penal, me qëllim nisjen e hetimeve për bluzat e bardha.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency