Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” Festë me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

0
127

fondacioniAshtu siç e ka bërë traditë gëzimin e festave të fundvitit fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” e ndan gjithmonë më fëmijët në nevojë, ata me probleme shëndetësore si dhe me fëmijët jetimë, ardhja e këtyre festave rezervoi një takim me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, të cilët kishin përgatitur me këtë rast një koncert festiv me këngë, valle dhe recitime. Të vendosur gjithmonë në qendër të vëmendjes nga stafi i fondacionit, fëmijët falënderuan dr. Liri Berishën për përkujdesjen dhe i premtuan asaj se do të bëhen fëmijë të mbarë në të ardhmen, për ta merituar gjithmonë këtë mbështetje. Dr. Liri Berisha, e lidhur ngushtë me këta fëmijë vit pas viti, si në drejtim të arsimimit të tyre ashtu edhe në drejtim të mirëqenies, duke i uruar fëmijëve një vit të ri të mbarë dhe plot gëzime në jetë, u shpreh e kënaqur që ndodhej mes tyre dhe i falënderoi ata për pritjen e përzemërt që shprehin gjithmonë. Ajo falënderoi stafin e kësaj strehe, të cilët përveç përkujdesjes prindërore që kanë dhënë, janë treguar bashkudhëtarë të denjë për jetët e të gjithë fëmijëve që janë rritur aty. Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” ka qenë gjithmonë i pranishëm mes fëmijëve të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”. Vëmendja e fondacionit është drejtuar ndaj tyre çdo 1 qershor, çdo fillim viti shkollor si dhe në çdo fundvit me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në fund të shfaqjes, stafi i fondacionit shpërndau përreth 30 fëmijë të kësaj strehe disa pako me dhurata në emër të gjithsecilit, ndërsa për Laurën, Anën dhe Ergën, tri vajza të vogla të kësaj strehe, doktoresha u solli si dhuratë tri fustane balerinash, të porositura më herët prej tyre, gjatë ceremonisë së përurimit të rikonstruksionit të kësaj shtëpie.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency