Qeni i antidrogës zbulon drogën e fshehur në serbator, arrestohet fieraku

0
144

drogaQeni i antidrogës,zbulon lëndën narkotike të fshehur në serbatorin e një automjeti tip “Mercedes-Benz”, i cili po tentonte të kalonte pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Pas dyshimeve se në makinë ishte fshehur një sasi droge, Policia Kufitare ka përdorur nuhatjen e qenit të antidrogës për të shuar dyshimet. Nga ky veprim rezultoi se qeni ka kryer veprime treguese, duke bërë që automjeti që drejtohej nga shtetasi 24-vjeçar Bilal Hoxha, t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Pas verifikimit me detaje, strukturat e policisë kanë arritur në konkluzionin se brenda në automjet ndodheshin rreth 42 pako të mbushura me kanabis sativa, të cilat pas peshimit kapnin shifrën prej 25 kilogramë drogë. Rasti në fjalë, sipas burimeve të Policisë së Shtetit, është zbuluar në orën 15:00 të mesditës së djeshme, ku shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, duke përdorur edhe qenin antidrogë në automjetin e dyshuar tip “Mercedes-Benz” veturë me targa AA 021 BH, që drejtohej nga shtetasi Bilal Hoxha. Nga kontrolli ka rezultuar se në pjesë të ndryshme të automjetit të modifikuara enkas për transport lëndë narkotike, si shasia apo serbratori, ishin vendosur 42 pako me madhësi e peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike, gjithsej 25 kilogramë. Menjëherë pas kësaj shtetasi Bilal Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e sektorit kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë arrestimin në flagrancë të tij. Ndaj 24-vjeçarit është ngritur akuza e “Trafikimit të narkotikëve”, mbetur në tentative.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency