Kronika shkurt

0
154

kronikaDyshimi për goditje të eskortës së Presidentit, shoqërohen 3 të përndjekur

Policia e Tiranës ka shoqëruar tre ish-të përndjekur politikë, pasi këta të fundit janë parë afër godinës së Presidencës, përballë Pallatit të Kongreseve. Të shoqëruar janë ish-të përndjekurit Arif Beu, Agim Kollçinaku dhe Fatmir Lloci. Shoqërimi i tyre është bërë nga efektivat e komisariatit nr. 2, pas dyshimeve se ata mund të merrnin ndonjë akt të goditjes së eskortës së Presidentit Bujar Nishani në momentin kur ai do të hynte ose do të dilte nga Presidenca. Pas shoqërimit dhe verifikimit, tre ish-të përndjekurit janë lënë sërish të lirë, duke dalë nga ambientet e komisariatit. Më 22 shtator të këtij viti, një grup ish-të përndjekurish nisën një grevë urie, të cilat quan në vetëflijimin e disa prej tyre, ndërkohë që Lirak Bejko fatkeqësisht vdiq nga plagët e marra.

 

Durrës, alarm i rremë për bombë në takimin e partisë së çamëve

Një alarm fals për bombë në pallatin e kulturës në Durrës ka përhapur panik tek të pranishmit, të cilët do të merrnin pjesë në një takim të PDIU-së për rezolutën çame. Takimi ishte planifikuar për në orën 17:00, por vetëm pesë minuta para ka mbërritur policia e cila ka zbrazur pallatin e kulturës. Ka qenë një telefonatë anonime në sallën operative të policisë së Durrësit rreth orës 16:45, e cila ka paralajmëruar për vendosjen e bombës. Pasi bëri verifikimet në zonë rezultoi se nuk kishte asnjë bombë, ndërsa takimi i planifikuar u zhvillua me dy orë vonesë. Policia po heton për identifikimin e personit që telefonoi në sallën operative dhe se aktualisht është bërë identifikimi i numrit. Pritet që tashmë të bëhet lokalizimi i vendndodhjes së vendit prej nga është bërë thirrja telefonike, me qëllim vijimin e hetimeve për gjetjen e autorëve të krimit.

Vodhi 10 milionë lekë, pronari i kompanisë padit arkëtaren

Një 26-vjeçare është paditur nga firmat ku ishte e punësuar si arkëtare. Sipas policisë së Korçës, L. S., 26 vjeçe, nga fshati Zvirinë e Korçës ishte e punësuar në një biznes privat në Korçë dhe është kallëzuar nga administratori i firmave për vjedhje. Kallëzimi ka ardhur pas konstatimit të vjedhjes së një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra për vitin 2012. Ai dyshon te 26-vjeçarja, ndërsa policia ka nisur hetimet në akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Gjatë marrjes në pyetje 26-vjeçarja ka mohuar faktin e vjedhjes së shumës prej 10 milionë lekësh, ndërkohë që nga ana tjetër pronari i kompanisë këmbëngul se arkëtarja është autorja e grabitjes. Nisur nga këto rrethana hetimet lidhur me këtë ngjarje janë duke vijuar me qëllim zbulimin e personit që ka marrë shumën e parave prej 10 milionë lekësh, të një biznesi privat në Korçë.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency