Unaza e Re/ Klevis Balliu: Forca e qytetarëve do rrëzojë qeverinë e korruptuar…

0
161

Banorët e Astirit kanë protestuar edhe gjatë ditës së sotme duke bllokuar rrugët. Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të PD-së. Klevis Balliu, deputet i PD-së në fjalën e tij u shpreh se qytetarët janë më të fortë dhe do të fitojnë.

Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re vijojnë protestën në ditën e 71 të tyre.

 Në mbështetje të protestës ishin edhe deputetët e opozitës. Në fjalën e tij, deputeti i PD, Klevis Balli i shpreh se forca e qytetarëve do rrëzojë qeverinë e Ramës.

“Sot duhet të përshëndes banorët e Bulevardit të cilët bllokuan rrugën. Çdo qytetari kërkon t’u hyjë në shtëpi për t’i shkatërruar shtëpitë. Forca e qytetarëve do rrëzojë qeverinë e korruptuar. Do të të marrin qytetarët zvarrë dhe të çojnë në dyert e gjykatës për të dhënë shpjegime për krimet që ke bërë”- tha Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here