Akuza për raportin e GFI-së, Rama: Qeveria ka ngatërruar rolet me opozitën

0
134

edi ramaDuke iu referuar raportit të Global Financial Integrity (GFI) ku theksohej se Shqipëria ka kryer transferimin e paligjshëm të 1.3 miliardë dollarëve në 5 vjet, kreu socialist Edi Rama akuzoi ashpër dje ekzekutivin si fajtorin kryesor për rrënimin e vendit. “Ajo çka është me rëndësi themelore, është se këto 1.3 mld dollarë janë paratë e shqiptarëve. Ja pse rrënohet Shqipëria ndër të tjera. Ja ku ikin paratë e borxheve që kryeministri i merr për rrugë dhe rrugët i lë përgjysmë. Ja si ndodh që borxhi publik rritet në kurriz të shqiptarëve, ndërkohë që shqiptarët përfitojnë vetëm rënie të fuqisë blerëse dhe asgjë tjetër. Ja pse buxheti i shtetit që kryeministri e quan buxhetin më të madh të shtetit nuk ka lek për personat me aftësi të kufizuar nuk ka lekë për pensionistët dhe as transportin e mësuesve në fshat, për pastrimin plehrave. Sepse, paratë shkojnë tek vendet ofshore, parajsa e parave kriminale, ilegale”, – tha Rama. Në këtë kontekst, kreu i socialistëve theksoi se viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit, jo vetëm i qeverisë aktuale, por dhe opozitës aktuale. “Ja pse 2013 do jetë viti i ndryshimit, kjo nuk është më çështje mes 2 alternativash, çështje mes 1 kaste e cila ka sot përgjegjësi më shumë për 1.3 mld dollarë të arratisura nga vendi përmes syve dhe duarve të saj, dhe alternativës së një rilindje shqiptare. Me sa duket, jemi vërtet në rolet e gabuara: Ata duhet të shkojnë në opozitë, se dinë vetëm të flasin dhe s’dinë të bëjnë asnjë punë. Ne të shkojmë në qeveri që të bëjmë ato që themi, duke e rikthyer qeverinë në punë. Madje, kësisoj do zgjidhet edhe problemi i madh i Saliut, që thotë sikur të më dëgjonte mua opozita, sot do ishim sa hap e mbyll sytë në Evropë. Kështu që, dakord, shumë më mirë me Saliun në opozitë dhe me Shqipërinë në Evropë sesa me këtë qeveri të paaftë e të korruptuar deri në palcë dhe me Shqipërinë jashtë Evropës”, – pohoi kreu i PS-së, Edi Rama.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency