Komisioni për Politikën e Jashtme miraton një sërë marrëveshjesh

0
145

politika e jashtmeKomisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi seanca dëgjimore me kandidatët për ambasadorë në Londër dhe në Irlandë. Me propozim të ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, Mal Berisha u propozua si Londër dhe Edmond Caca në Irlandë. Gjatë fjalës së tyre në komision, ambasadorët e rinj prezantuan edhe platformat e tyre në drejtimin e përfaqësive diplomatike në këto vende. Nga ana e tij, Fatos Beja duke folur në emër të Komisionit të Jashtëm, kërkoi që nga Mal Berisha të intensifikohen marrëdhëniet ekonomike me Londrën dhe bëhen përpjekje të mëtejshme në fushën e historisë, për të zbardhur marrëdhëniet e plota që vendi unë ka pasur me Britaninë e Madhe. Ndërkaq, lidhur me prioritetet që duhet të ndjekë ambasada jonë në Irlandë, Beja tha se ato duhet të përqendrohen në çështjet e mbështetjes për statusin, meqë pas 6 muajsh ky vend merr kryesimin e BE-së. Ndërkaq, Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi një sërë marrëveshjes të tjera si: Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të parë të Memorandumit të mirëkuptimit për krijimin, organizimin administrimin, sigurinë, financimin dhe plotësimin me ekip të Qendrës së NATO-s për bashkërendimin e operacioneve speciale (NSÇ)”. Vendimi për ndryshimin e memorandumit të mirëkuptimit që krijoi NSÇ është marrë nga Këshilli I Atlantikut të Veriut, i cili ka gjykuar të nevojshëm, ristrukturimin e NSÇ. Projektligji i dytë “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Komunitetit “Doganat 2013”, vjen si një pjesë e rëndësishme e reformave dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE, për adoptimin dhe praktikat më të mira në procedurat doganore në zhvillimin e tregjeve globale. Projektligji i tretë i miratuar ishte ai “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për kryerjen e transportit hekurudhor kufitar ndërmjet të dyjave vendeve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency