PD, Bogdani: Rama bllokoi shqiptarët për herë të tretë

0
179

Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, akuzoi dje kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, se bllokoi për herë të tretë radhazi marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe vonoi shqiptarët në procesin e integrimit evropian. “Për herë të tretë radhazi, edhe në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, interesat e ngushta personale të aventurierit politik në krye të Partisë Socialiste, bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe vonojnë shqiptarët në procesin e integrimit evropian të tyre. Mos votimi i tre ligjeve në parlament nga ana e opozitës, e bllokoi edhe një herë Shqipërinë në avancimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Por është e pafalshme, për cilindo politikan, që mbi interesat kombëtare të vendose interesat politike dhe personale. Është e pafalshme, e përsëris, një një aventurier politik, të mbajë peng dhe të bllokojë një vend të tërë”, tha deputeti i selisë blu. Në këtë kontekst, Bogdani nënvizoi se deklaratat e komisionerit Fule dhe konkluzionet e Këshillit të Europës, apo votimi në Parlamentin Evropian, vërtetuan se arsyeja e vetme e mos marrjes së statusit të vendit kandidat është mosvotimi i tri ligjeve ne parlament nga opozita. “Pra, është bllokimi që z. Rama i bën përsëri Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por, ne besojmë, se qytetarët shqiptarë, ashtu sikurse rrëzuan murin e izolimit të ngritur nga bllokmenët e vjetër 22 vite me parë, ashtu do të rrëzojnë, më 23 qershor, murin e bllokimit të ngritur nga këta bllokmenë të rinj”, – u shpreh deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency