Fiksimet e VIP-ave

0
139

Disa yje të Hollivudit me kërkesat e tyre të pazakonta i vërtetojnë paragjykimet rreth sjelljes së tyre të përkëdhelur. Kudo që paraqiten në restorante, personel i shumtë u vijnë në shërbim për t’ua përmbushur të gjitha dëshirat, edhe ato që nuk kanë aq shumë lidhje me mendjen e shëndoshë. Manekinia e bukur, Naomi Campbell, kishte shtangur mysafirët e një restoranti në ishullin italian Kapri, duke refuzuar të hajë ushqimin e porositur, përderisa nuk i hedh ushqimit mëlmesat e saj, por edhe salcën djegëse nga Xhamajka. Ato është dashur t’i sjellë truproja me të cilin ishte duke darkuar. Nuk është Naomi e vetmja me kërkesat e çmendura. Lady Gaga njihet për nga ekstravaganca, kështu që nuk çudit shprehia e saj që me vete të marrë filxhanin dhe pjatën e saj. Refuzon të pijë kafe apo çaj në ndonjë filxhan tjetër. Ajo një herë e kishte harruar filxhanin dhe pjatën e saj në dhomën e hotelit, kështu që e kishte paguar ekstra taksistin që t’ia sjell ato. Aktori i njohur Bruce Willis është gjithmonë i pakënaqur. Kohë më parë, me sjelljen arrogante dhe të bërtitura, kishte detyruar një kameriere të qante në një restorant. Bruce Willis ushqimin e porositur e kishte kthyer tri herë, pasi nuk i dukej i shijshëm dhe pastaj ishte larguar pa e ngrënë. Këta janë vipat kapriciozë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency