Komisioni i Ligjeve, KQZ kërkon më shumë fonde

0
163

“Duam më shumë fonde”. Ende nuk është saktësuar fondi që do të zërë në buxhetin e vitit të ardhshëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo për faktin se priten vendimet e këtij institucioni për dy projekte pilot në Tiranë e Fier. Por megjithatë, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesja e KQZ-së ka deklaruar se ky organ kërkon rreth 30 milionë lekë më tepër sesa është përcaktuar ne buxhet për të rikonstruktuar dy magazinat që mbajnë materialet zgjedhore, si dhe për blerjen e një automjeti. Kërkesat janë konsideruar të drejta edhe nga kryetari i komisionit, Ilir Rusmali. Ndërkaq, gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u diskutua edhe për futjen e teknologjisë së re në zgjedhjet e vitit 2013. Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, tha se lidhur me këtë çështje komisioni po punon edhe me strukturat e Ministrisë së Brendshme. “Në lidhje me teknologjinë absolutisht që edhe ne jemi të shqetësuar në kuptimin e përgjegjësisë. Në lidhje me projektet nga ana e stafit administrativ të KQZ-së po punohet me përgjegjësi, në bashkëpunim edhe me strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të AKSH-it. Ka pasur jo pengesa, por problematika të karakterit teknik që janë duke u zgjidhur ndërmjet palëve edhe për shkak… të mosqenies familjarë të përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme me legjislacionin elektoral. Por situata është duke u përmirësuar pozitivisht dhe shumë shpejt do të ketë edhe një dokumentacion nga ana e KQZ-së”, – tha nënkryetari Denar Biba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency