Çiljeta, në pritje….

0
132

Pak muaj e ndajnë nga çasti i mrekullueshëm për tu bërë nënë, kur do të ndjejë përpjekjet e foshnjës në bark për të lindur, e më pas të qarat e para .“Janë pa diskutim emocionet më të bukura që mund të përjetojë një femër. Jam në qiellin e shtatë”,pohon çiljeta. E cila duket sikur po jeton vërtet parajsën. Edhe pse ka hyrë në muajin e shtatë, Çiljeta këmbëngul që nuk do ta braktisë muzikën, por do të mendojë pak më vonë për të, pasi tani e pret ‘detyra’ më e rëndësishme dhe lumturia më e madhe që mund të përjetojë një femër teksa pret të bëhet nënë. Dy prindërit e rinj, Çiljeta dhe Tomaso, prej çastit kur morën vesh se këngëtarja ishte shtatzënë, kanë kaluar muaj të tërë të mbushur me dashuri, emocion, lumturi, kujdes dhe angazhim për të përgatitur çdo gjë të nevojshme për anëtarin më të ri të familjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency