Itali Arrestohet për vjedhje në Itali, 14 herë ndërrim emri në Shqipëri

0
190

Një 27-vjeçar nga Shqipëria është vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa vjedhje banesash në shtetin fqinj. Sipas policisë italiane, i riu shqiptar kishte ndërruar të paktën 14 herë identitetin në Shqipëri. Në Itali kapej për vjedhje dhe kthehej në Shqipëri, ndërkohë që pasi ndryshonte emrin, 27-vjeçari Sajmir Përgegaj rikthehej në shtetin fqinj dhe vijonte aktivitetin kriminal. Dhe, pas çdo kapje kthehej në vendin e origjinës dhe ndryshonte sërish emrin derisa iu bënë 14 herë i kapur me identitet të ndryshuar. Përgegaj akuzohet se në bashkëpunim edhe me disa shqiptarë të tjerë, studionte dhe vidhte banesa. I riu ishte në kërkim prej 4 vjetësh nga Prokuroria e Arezos në vitin 2008 dhe e Firences në vitin 2010 për vjedhje të disa banesave dhe vilave në zonë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency