Greqi Përleshje në burgun e Lamias, plagosen 5 të dënuar shqiptarë

0
205

Një përleshje e ndodhur pasditen e djeshme në burgun e Lamias në Greqi ka sjellë plagosjen e 5 të dënuarve me origjinë shqiptare, nga të cilët 3 janë në gjendje të lehtë dhe 2 më rëndë. Sipas burimeve policore të shtetit fqinj, ngjarja ka ndodhur në burgun e Domoskosë në Lamia, pikërisht në sektorin e të dënuarve ku mbahen të huajt. Nuk është i qartë motivi i zënkës mes të dënuarve që çoi në përleshjen mes tyre dhe me pasojë për 5 prej tyre. Po sipas policisë, shqiptarë janë përleshur me thika dhe mjete të tjera rrethanore, ndërsa të dënuar të tjerë shqiptarë apo të huaj nuk janë përfshirë në këto konflikte mes tyre. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të shuar konfliktin, ndërsa 5 të plagosurit janë transportuar për t’iu dhënë ndihma e parë në spitalin e Lamias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency