Google “feston” me Shqipërinë

0
192

Motori më i madh i kërkimit në botë, Google, sapo ora shkoi 00:00 e data 28, ndryshoi logon e saj me një grafikë të veçantë dedikuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në qendër të faqes është vendosur emblema kuqezi e flamurit shqiptar. Ndryshimet e grafikës së Google ndodhën pas peticioneve online të nënshkruara nga shqiptarët. Ndryshimet e grafikës së Google janë rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe mbi 1.000 prej tyre janë realizuar tashmë. Kompania ka krijuar dhe një ekip që takohet rregullisht për të dhënë ide e për të vendosur cilat ngjarje të veçanta meritojnë të kremtohen me një ndryshim grafiku.

Ndryshimi i Google ishte vetëm për përdoruesit nga Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency