Kolegu i ngul gërshërën në sy shqiptarit në Itali

0
121

Një sherr banal ka çuar në plagosjen e një 28-vjeçari shqiptar në Itali.

Autor i plagosjes është një senegalez, 47 vjeç. Ai e qëlloi shqiptarin me gërshërë në sy, në vendin ku punonin, në një fermë në Galipoli, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Shqiptari ka pësuar dëmtime të rënda në sy dhe rrezikon seriozisht të qërrohet, kurse policia ka arrestuar agresorin.

Policia ka zbuluar se shtetasi nga Senegali kishte një leje qëndrimi të skaduar në Itali, kurse akuza ndaj tij është ajo e vrasjes në tentativë.

Mediat italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here