Milano Berluskoni takon sërish “djallin”

0
157

Rruga drejt Milanelos është përshkruar sërish nga padroni i Milanit, Silvio Berluskoni, në një përpjekje të karikuar skuadrën në prag të sfidës së vështirë në San Siro ku kuqezinjtë presin Juventusin kryesues. Kjo është zbritja e dytë e presidentit në kampin stërvitor të kuqezinjve, pas asaj të një jave më parë, para takimit me Napolin, që duket se motivoi futbollistët milanistë të merrnin atë barazim 2-2 në San Paolo, ku përveç pikës, në sy ra edhe niveli i lojës. Në Milanelo, Berluskoni u prit nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani. Sipas mediave italiane, presidenti do të mbajë një fjalim motivues përpara lojtarëve, e më pas do të takohet në veçanti me Paton (dhëndrin), e ardhmja e të cilit nuk është e sigurt në Milano. Ndërkohë, në kampi juventin ka zgjedhur edhe njëherë tjetër heshtjen për mediat përpara sfidës me Milanin. I vetmi që foli ishte mbrojtësi Kielini që të premten tha se shpresonte të riaftësohej nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen kundër Çelsit në mesjavë për Ligën e Kampioneve, për të qenë i gatshëm kundër kuqezinjve. Dy skuadrat vijnë pas angazhimeve në Evropë, ku bardhezinjtë fituan 3-0 ndaj Çelsit, ndërsa kuqezinjtë siguruan kualifikimin pas fitores 3-1 në transfertë përballë belgëve të Anderlehtit. Shifrat favorizojnë Juventusin. Sa herë ka luajtur në Ligën e Kampioneve, në ndeshjet pasardhëse në kampionat këtë sezon, Milani ka humbur tre nga katër ndeshje të luajtura, ndërsa Juvja i ka fituar të gjitha. Juventinët janë të favorizuar edhe nga shifrat: 32 pikë, 17 më shumë se sa Milani, 12 lojtarë që kanë gjetur rrugën e rrjetës, sa dyfishi i kuqezinjve dhe 9 gola të pësuar, dy herë më pak sesa “Djalli”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency