E ardhmja e Seleçaos Brazili dëshiron Guardiolën

0
172

Në Brazil ëndërrojnë që trajneri i ri i kombëtares të jetë Pep Guardiola. Dhe ky I fundit do të pranonte menjëherë që të ishte në stolin e “Seleçaos”. Këtë e bën të ditur e përditshmja “Lance”, një nga gazetat më të rëndësishme sportive në shtetin e Amerikës së Jugut, që citon një burim pranë katalanasit. Ky i fundit ishte entuziast për këtë dytë. Redaktori i kësaj medieje Valter de Matos Xhunior, tregon se ideja lindi gjatë momenteve kur Menez u shkarkua. Ai po bënte shaka me një mikun e tij katalanas. “Sapo mora vesh që Menez u përjashtua, fola me një kontaktin tim në Katalonja për ta informuar që ëndrra për ta parë Guardiolën si teknik të “Seleçaos”, mund të realizohej. Kontakti im më tha që do t’ia dërgonte këtë lajm pepit. Pas vetëm 10 minutash, ai më mori në celular e më tha se Pep ishte entuziast për këtë ide dhe pankina e Brazilit ishte ajo që do e pranonte menjëherë”. Sipas gazetarit të ‘Lance’, Guardiola kishte thënë: “Nëse më ofrojnë këtë detyrë, jam gati të punoj që nesër, dhe fitojmë Botërorin”. Tani radhën e ka federate braziliane e futbollit për të vendosur se cilin do të marrë si trajner të ri të Brazilit, edhe pse miliona tifozë ëndërrojnë të shikojnë Pep Guardiolën në këtë detyrë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency