100 vjet besim

0
517

Dr. Pjeter Pepa

Speciale/ Kontributi 100-vjeçar i klerit shqiptar në fatet e kombit

 

Eshte e pamundur te flitet per nje kontribut kaq te madh e te rendesishem ne kaq pak kohe e faqe. E pamundur te vleresohet si e sa duhet ndihmesa e madhe e kesaj pjese te kulturuar e intelektuale ne fatet e kombit shqiptar qe kaloi historikisht nder pushtime, fatkeqesi e kercenime si asnje komb tjeter prane e larg tij. Si shperblim, kjo pjese kaq e fisme dhe e kulturuar u perndoq e u persekutua, me shume se cdo kategori tjeter njerezore, u flijua gjithnje e pothuajse teresisht, megjithate qendroi dhe u lartesua si askush tjeter, brenda e jashte atdheut shqiptar.

Nese i kthehemi prapa historise, do te kujtojme prej shekujsh pushtimet e perpjekjet per asgjesimin e tij, por cuditerisht, ky vend e ky komb, sa me shume kercenohej, shtypej e pushtohej nxirrte korifenj e mbrojtes te flakte qe jepnin me vetdije te plote deri jeten, per idealet me te shenjta “FE E ATDHE”.

Nuk do te ndalemi tek figurat lapidare te shekujve te larget, Bogdanit, Bardhit, Budit, Buzukut etj. qe punuan e luftuan, u kercenuan e u mbyten, ndonjerit deri eshtrat ju bene hajmali. Nuk do te flasim per Hoxha Tahsinin e madh – erudit, Daut Efendi Boricin ne Lidhjen e Prizrenit e te tjera figura te larta ne momente kaq delikate e te rendesishme per jeten e vepren e tyre, vec per te mbijetuar si popull, si gjuhe e komb, e drejta kjo me e ligjshme per te gjithe popujt e te gjitha kombeve. As do te flasim per Papen Gjon Francesk Albanin, Klementi i XI, qe vetem pse me gjak e origjine shqiptare, beri kaq shume per kombin e vet, popullin e vet. E as per Papa Kristo Negovanin e shoket e tij qe u flijuan me jeten e vet per atdheun e gjuhen e tyre.

Do te ndalemi vetem tek 100-vjecari i fundit me perpjekjet e medha e te veshtira per kete mbijetese. Ata do ti gjejme kudo, ne cdo eveniment e ne cdo date te rendesishme historike per popullin shqiptar.

Ja vetem disa fakte: Ne Kongresin e Manastirit, 1908, krahas At Gjergj Fishtes, D. Ndre Mjedes e D. Lazer Shantojes do te hasim hafiz Ibrahim Shkupin i cili me fjalen e tij ndikoi shume ne vendimet e atij Kongresi.

Ne 1912, ne krah te plakut Kryeminister, Ismail Qemalit jo rastesisht do te gjendet edhe imzot Nikoll Kacorri me bashkepunetore te tij myfti Vehbi Dibren e sheh Ahmet Pazarin ne ate moment historik te shpalljes se pavaresise dhe ngritjen e flamurit. Ishin periudha te veshtira te mevehtesise se Shqiperise se shumevuajtur pas pushtimit afro peseshekullor, kur ne jug, vepronin bandat terroriste greke te “kompanive te shenjta” qe vrisnin Papa Kristo Negovanin-1905, terrorizonin popullsine e Shqiperise se jugut-1914, vrisnin Ate Stath Melanin-1917 etj.

Por, le te kalojme edhe pak me tej, tek nje tjeter date e rendesishme, dhe t’i referohemi vitit 1919. Gjendja ne Shqiperi ishte mjaft e koklavitur, nje pjese e saj ishte e pushtuar nga trupat greke ne Jug, brenda vendit vlonte rivaliteti per pushtet. Krahas qeverive provizore qe dolen nga Kongresi i Durresit me 1918 dhe ai i Lushnjes, me 1920, qendronte qeveria e Esad Toptanit ne mergim, ndersa ne favor te lakmive te fqinjeve shiheshin qendrimet jodashamirese te fuqive evropiane karshi Shqiperise te cilen ishin gati ta copetonin per hir te interesave te tyre. Me nje traktat te fshehte – Titoni – Venizellos, Shqiperise i rrezikoheshin dy krahina te rendesishme, Korca e Gjirokastra. Kryetari i qeverise, i dale nga Kongresi i Durresit Turhan Pashe Permeti u vue ne krye te delegacionit qe do te shkonte ne Paris. Ai zgjodhi ne perberje te tij personalitete te besimeve te ndryshme nder ta Imz. Luigj Bumcin, ipeshkev i Lezhes dhe Ate Gjergj Fishten, Sekretar, Luigj Gurakuqin e Mustafa Krujen dhe anetar Mehdi Frasherin, Dhimiter Beratin, Doktor Mihal Turtullin dhe Mehmet Konicen. Ne Paris, Turhan Pasha u terhoq nga kreu i Delegacionit dhe ia la kryesine ipeshkvit Luigj Bumci, duke treguar shkalle te larte atdhetarie, sepse nje klerik do te ishte shume me i besueshem e i pranueshem per diplomacin evropiane. Gjergj Fishta, si sekretar i Luigj Bumcit behet figure e dyte e delegacionit shqiptar. Fishta mban ate fjalim ne konference qe mbetet model i oratorise, kultures dhe artit letrar patriotik, ngelur tashme ne analet e historise sone kombetare si nje perle e pashoqe ne gjinine e vet.

Ne te njejten barrikade me ta, do te ndeshim edhe hafiz Ali Korcen dhe Ismail Efendi Ndroqin, ne Kongresin e Durresit – 1918, Mutesin Kelliqin, ne Kongresin e Lushnjes,-me 1920 e shume te tjere ne data tjera te rendesishme.

Po kleriket ortodokse? Meshen e pare ne gjuhen shqipe, F. Noli e thote me 22 mars 1908. Pas kesaj ne Amerike fillon etshem ndertimi i kishave ortodokse shqiptare; kisha e Shen Kollit ne Sauth Brixh, perfundon ne vitin 1912; kisha e Shen Palit dhe e Shen Pjetrit ne Filadelfia me pas. Ne vitin 1919 u ngrit kisha e Shen Merise ne Natik. Per nevojat e Kishes se re shqiptare e te pavarur. Ai, nga viti 1908-1914, perkthen me radhe, te gjithe librat kishtare te domosdoshem.

Nje nga ngjarjet me te shenuara te Kishes Ortodokse Shqiptare mbetet Kuvendi i dates 16 mars te vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes, Kanadase dhe Meksikes. Kuvendi i kerkoi peshkopit rus t’u jepte mundesi qe te formonin Peshkopaten Shqiptare te Amerikes dhe te dorezonin peshkopin e tyre te pare. Per kete qellim u bene shume kerkesa edhe ne kryepeshkopata te tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qe te dorezonte F. Nolin peshkop dhe te tri heret u terhoq. Ne rrethana te tilla me 26 korrik 1919, ne kishen e Shen Gjergjit ne Boston, F. Noli iu drejtua te pranishmeve: “Kush e beri peshkopin e pare fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Te parin fare e beri populli”. “Dhe mua populli te me dorezoje se jam i pari fare per shqiptaret”.

Nga ana tjeter, Kuvendi i 30 korrikut 1919 e shpalli Kishen Ortodokse Shqiptare te Amerikes kishe autoqefale dhe F. Nolin peshkop te saj.

E, ndersa ne Amerike ndodhnin keto ngjarje, ne Shqiperi, e cila ishte bere shesh lufte, mbizoteronin mitropolitet greke, si Jakovi i Durresit e pastaj i Korces. Edhe ketu, pas gjithe ketyre pengesave e vrasjeve me ne fund, me 28 prill 1921 Ate Vasil Marku dha te paren meshe shqip ne kishen e Shen Gjergjit ne Korce.

Le te ecim edhe pak me tej e te kalojme disa vite me pas. Ndermjet pjesmarresve te kuvendit kushtetues te janarit 1924 do te kemi hafiz Ismet Dibren, hafiz Ibrahim Rrepishtin etj., ndersa me vone, ne vitin 1925 zgjidhen deputete per ne parlamentin shqiptar hafiz Xhemal Mullai, ndersa nenkryetar eshte At Gjergj Fishta dhe deputete Mjeda, Marlaskaj etj. (E deputet edhe D. Gjon Gazulli qe do te varej ne mes te pazarit te Shkodres-1927, nga regjimi i Zogut, per te pritur me pas te vellane- D. Nikollin, qe do te pushkatohej nga komunistet-1946)

Vijne serish pushtime te tjera. Ai fashist e nazist, me sakrifica te tjera, deshmore te tjere, qe mbushin hapesiren kohore per te arritur ne te ashtuquajturin clirim… qe mjerisht perkthehet edhe si pushtimi komunist, sepse doktrina vinte nga vendet sllave, Rusia e larget e Jugosllavia e afert dhe qe fillimisht ishin ata strateget dhe regjizoret e drames se rende qe niste.

Serish, gjithmone bashke, ne sakrificat e perpjekjet per lavdine e atdheut te tyre, por tashme edhe ne momentet me te veshtira te persekutimit te tyre.

I rende persekutimi i huaj. E rende vrasja e pushtuesve turq, vrasja tradhtare e grekeve ne jug dhe e serbeve ne Veri por persekutimi komunist, nen regjine e komunisteve jugosllave, qe me i rende se cdo pushtim tjeter. Asgje, te thuash, nuk beri i huaji cka i beri shqiptari shqiptarit…

 

Cfare ndodhi me kleriket katolike?

Nga te gjithe ata qe diktatura gjeti gjalle rezulton se:

1-Jane pushkatuar… 29 klerike (13%) 2-Jane mbytur nder tortura – 29 klerike (13%); 3-Jane burgosur dhe internuar -93 klerike (41%); 4-Kaluar nder kriza mendore deri ne cmendire- 6 klerike (3%); 5-Jane detyruar te arratisen ose s’ jane lejuar te kethehen ne atdhe-35 klerike (15%); 6-Jane perjashtuar nga sherbimi-19 klerike (8%); 7-Kane vdekur ne ankth e dhimbje- pjesa e mbetur- 15 klerike (7%);

Sapo kishte nisur ajo tragjedi e masaker, qe sic do te shprehej zoti Sami Repishti: “Per katoliket shqiptare nuk merr kuptimin e vertete e te plote nese nuk pohohet publikisht nga te gjithe e me bindje se nga 94 famullitare te rregullt e 93 ndihmes – gjate viteve 1944-49 u vrane, u torturuan e u burgosen 7 ipeshkvinje, 4 monsinjore, 56 famullitare, 30 eter franceskane, 13 eter jezuite, 10 seminariste etj”..

“Ata bene nente shekuj shkollim te larte ne pesedhjetepese universitete te dhjete shteteve te botes per Atdheun e tyre. Ata u shperblyen me pesembedhjete shekuj torture, hetuesi e burgje nga Atdheu i tyre! Duan te thone madje, se edhe ky nuk quhet gjenocid? Le t’ ja vebne emrin sit e duan.

Perndjekja e persekutimi vijon ketej e andej trevave shqiptare. Vrasjet tradhtare te vjetra kishin nisur dekada me pare me At Luigj Paliqin, At Shtjefen Gjecovin e te tjere klerike ne tokat shqiptare te Kosoves nga serbet. Por tashti, mbas instalimit te pushtetit komunist edhe ne trevat shqiptare te Kosoves, fillonte e njejta drame e pergjakshme. Me gjyqe te falsifikuara, pse punuan per gjuhen, per kombin, per Shqiperine u denuan dhe u pushkatuan sa e sa klerike te nderuar.

U vrane pabesisht ne kishat e famullite e tyre, nen atentatet e komunisteve shqiptar e jugosllav qe bashkepunonin kunder interesave kombetare, Ate Leonard Tagaj ne Traboin qe si atdhetar shume i flakte i Shqiperise, se ciles i kushtoi shume vepra atdhetare, ra ne sy te komunisteve serbe, e moren naten prej qele dhe, ne bashkepunim me kriminelet shqiptar (toger Baben e fameshem..qe me pas e varen vete shoket e tij te idealit per imoralitetin e pakufi.) e vrane barbarisht me 4 shkurt 1945 ne Traboin (Hot).

U pushkatua ne Tuz me 14 nentor 1946, ne Bjeloska Papratine (Fieri i bardhe) Imzot Nikoll Tusha se bashku me kryemyftiun dhe popin e vendit sepse vetshpallen autonomine e Ulqinit dhe te Tivarit nga Jugosllavia, duke ngritur flamurin shqiptar mbi kumonaren e Kishes se Ulqinit. Fundi tragjik i tyre ne nje grope te perbashket me 18 te denuar te tjere…kishte “krimin e vetem” sepse kane dashur te shkepusin nje pjese te territorit kombetar te ja kalonin Shqiperise”.

U pushkatua ne Prizren me 25 nentor 1946 frati 60-vjecar At Bernard Llupi, nga nje familjeje e vjeter fisnike shkodrane (markeze). Ishte “kryetar” i nje grupi te madh intelektualesh, qe u denuan ne te ashtuquajturin “procesi i at Bernard Llupit” e qe perbehej nga nje grup prej jo me pak se 27 vetash, qe si bashkepuntor te prof. Ymer Berishes, dilnin per gjykim e merrnin denimin e rende nen te ashtuquajuturin “ gjyq i popullit… E s’kishte as edhe nje vit qe Shqiperia ishte cliruar nga nje diktature e rende… ajo e fashizmit… Ishin kryesisht nxenes e intelektuale, ishin shqiptare te shkolluar e liridashes, qe i nenshtroheshin “vellazerim – bashkimit” jugosllav per fajin e vetem se kishin formuar ate organizate patriotike ilegale “Besa kombetare e qe i denonte rrepte ne Kuvendin e Doberdolit me nje proces formal… sepse kishin enderruar, punuar e luftuar per Shqiperine. Me te do te pushkatohesh intelektualja e shquar 24 vjece Marije Shllaku, profesori Kole Parubi-41 vjec, mesuesi Gjergj Martini-29 vjec. Fjala e fundit e fratit fisnik 60-vjecar para pushkatimit ishte:

“Vdekje si kjo, vdekje per shqyptarizem, kupe e arte. Rrofte Shqiperia!”

I vecante mbetet rasti i D. Shtjefen Kurtit, nga Ferizaj, i cili duke pare gjenocidin serb ndaj popullit kosovar, per me shume atij mysliman, grumbullon fakte e dokumente dhe ne nje “Memorie” ia paraqet Sekretarit te Lidhjes se Kombeve (sot OKB), Erik Dymond ne Gjeneve te Zvicres. I rrezikuar per t’u pushkatuar nga komunistet serb iken ne Shqiperi dhe mbas nje jete burgosjesh e torturash pushkatohet ne moshen 73-vjecare gjoja sepse “pagezon nje femije” dhe saboton prodhimin bujqesor ne fshatin ku jetonte.

Serish bie ne sy solidariteti i klerikeve shqiptare ne mprojtje te interesave te kombit, te atdheut. Mjafton te kujtojme vuajtjet e sakrificat e Hafiz Ali Korces, Hafiz Ismet Dibres, Hafiz Ali Krajes, Hafiz Sabri Kocit, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hafiz Sherif Lengut, apo Hafiz Mustafa Varoshit qe varroset ne te njejten grope me Imz. Vincenc Prennushin, si dhe burgosjet e ndeshkimet e Hafiz Dergutit, Hafiz Bakallit, Hafiz Myrtes, Hafiz Muhamet Bekteshit, Vegji Buharajt, Sheh Ali Pazarit, Sheh Reis Umi Sinanit, Sheh Qazim Hoxhes, Sheh Karbunares, e shume e shume te tjereve, per te kuptuar se diktatura komuniste nuk fali askend por luftoi gjithkend, ku shihte rrezikun, kulturen dhe besimin e vertete.

Nga 1306 hoxhallaret ekzistues, mbeten fare pak gjalle. Mjafton te kujtojme se ne vitin 1945, sipas statistikave te Bashkesise Islame te Shqiperise, ne gjithe territorin shqiptar kishte: 1127 xhami e 17 shkolla – medrese. U rrafshuan pothuajse te gjitha dhe sot, mbas kaq vitesh demokraci, jane perterire vetem nje pjese e tyre.

“Duan te me detyrojne te shpif per miqte e mij te besimit katolik dhe mandej ti denojne ata me deklaratat e thenjet e mija… por une i kam thane..me mundoni, me vrisni kur e si te doni por ate mos e kerkoni prej meje…” do t’i thoshte Hafiz Derguti mikut te tij te qelise.

Harmonia nderfetare kthehej ne njefare solidariteti e vellazerimi per te duruar bashkerisht ate tmerr qe, si ne rrathe termeti e Ferri vinte me fort here kunder njeres, here kunder tjetres pale si t’a kerkonin flirtet me jugosllavet, ruset, kinezet; si t’a kerkonte diktatura e “froni” paranojak i diktatorit.

Njihen tashme faktet domethenese kur Hafiz Ali Tare, Hafiz Derguti e sa te tjere lidhen miqesi te perjetshme nderfetare, pikerisht ne ditet me te veshtira te tmerrit komunist. Njihet miqesia e ngushte e Dom Simon Jubanit me kleriket muslimane. Dihet Mesha e pare e 4 nentorit 1990, hapja e Kishes te varrezave e me pas e Xhamise se Plumbit nga qytetaret e te dy besimeve. Mjafton te sjellim ketu nje pasazhe te shkurte te kujtimeve te P. Zef Pellumbit ku nder tjera shkruan: “Hafiz Derguti – ishte njeri i devocem, por jo fanatik. Ai kishte postiqen, ulej e falej aty, dhe na respektojshim lutjet qe ai i drejtonte Zotit”.

Te pameshirshem u treguan komunistet edhe ndaj sekti bektashi, qe pa dyshim, mbas katolicizmit peson gjenocidin me te madh. Lufta e klasave fshiu nga faqja e dheut pothuajse gjithcka ishte ndertuar ne kete drejtim dhe kishte mbetur mbas nje persekutimi te gjate e te rende. 206 teqe me 65 baballare, 128 shehlere dhe 468 dervishe e eliminuan ose u larguan te gjithe. I gjate, i pafund eshte numri i te pushkatuarve prej tyre. U konfiskua dhe u asgjesua gjithcka. Nje dekret i Presidiumit te Kuvendit Popullor, ai me nr. 334 i vitit 1967 ligjeroi kete fushate antifetare duke ndaluar me ligj cdo veprimtari fetare te te gjithe besimeve ekzistuese ne Shqiperi.

Viktimat e veta pati edhe besimi ortodoks. Gjate diktatures komuniste mund te permendim kryepeshkopet: Ate Visarion Xhuvani, Ate Irene Banushi dhe Ate Kristodor Kisi; Peshkopet: Ate Dhimiter Leka, Ate Gjergj Suli, Ate Kosta Kole, Ate Kostandin Bosdo, Ate Limon Tomini, Ate Thoma Verlani, At Grigor Zografi, Ate Ilia Zoto, Ate Kristo Raci, Ate Gjergj Dedi, Ate Jorgji Kosta etj”.

“PRO DEO ET PATRIA” – pra, per Zot e Atdhe, ishte motivi i gjithe jetes, vepres e sakrifices se ketyre njerezve fisnike e patriote qe punuan e u flijuan kaq shume…por edhe u perbalten e masakruan kaq keq.

“Atyre qe duan te thone se kleriku nuk duhet te perzihet me politike une po ju them, do te deklaronte Noli, se razoja ime e priftit nuk do te me pengoje kurre te punoj e te luftoj per fatet e popullite e te kombit tim”.

“Kur linda, do te deklaronte diku tjeter Fishta, linda shqiptar. Me vone, nena me pagezoi ne Kishe e u bana i krishtere”.

Ishte ai qe, kur behej fjale per Shqiperine, kishte deklaruar:

“N’ ty mendoj kur agon drita

kur bylbyli malleshem kendon

N’ ty mendoj kur soset dita

terri boten kur e mblon…

Dersa t’ mundem me ligjerue

E sa gjalle me fryme une jam

Kurre Shqypni s’ kam me t’ harrue

Edhe n’ vorr me t’ permende kam”.

Po shperblimi?

Edhe eshtrat ia nxoren nga varri e ia treten ne Drin. Ishte “armik i madh” ai, qe ndonese klerik e me zhgunin françeskan kur behej fjale per Atdheun kapej edhe me vete Perendine, te cilit i kishte fale gjithe jeten.

“O Perendi a ndjeve

Tradhetaret na lane pa Atdhè

E ti rrin e gjuen me rrefè

Lisat nder male kot”.

Te njejten gje do te deklaronte edhe filozofi, martir i burgjeve komuniste, Nderi i Kombit, P. Pjeter Meshkalla

“ Jo kurre, s’ kam me u frigue

Si ata due me qendrue

Mbi shkrepa t’ malit- neper fushe e are

Shqiptar une jam. E due me kene shqiptare”.

 

Edhe me tej e conte deklarimin e thirrjen e vet edhe P. Anton Harapi qe deklaronte:

“Cdo ndertese i vihen themelet ne dhè. Edhe ne vorr ne hijshim, duhet te jemi guret e themelit te asaj binaje qe sot e quajme Shqipni.

Me gjak te vet e shuguroi elterin e Atdheut, katoliku, ortodoksi e muhamedani:

Gjecovi e Gurakuqi, Topulli e Curri, Germenji e Negovani, nuk kane ndryshim, por jane ne nje mendim e ne nje vendim, ne veper e ne vdekje. ATA E VULOSEN ME GJAK CFARE KJENE, NA MBETET NE TA VULOSIM CFARE JENA!”

…Sot ne kete krize te tmerrshme, besimtareve te tre elementeve na perket, per hater te Zotit e te Shqipnise, te hjekim cdo ndryshk zemre, ti japim doren shoqi-shoqit e te vellaznohemi ne njate Zot e ne njate Shqipni qe e dona me gjithe zemer!

A sot a kurre, per Fe e Atdhe! Ky eshte besimi; kjo eshte Shqipnia qe po na zhduket nder duer.

Nuk shpeton jo, sot, as xhamia pa kishe, as kisha pa xhamì, por asnjena as tjetra pa Shqipni!

…Me gjak e dasì jena ngope. Kena pa e provue cka asht kethetra e huej dhe e kena preke me dore se nje popull i percame asht i gjykuem me mbarue: Te ngrehemi pra ne kambe!

Per nje Zot te vertete e per nje Shqipni te lumtur- na jena vellazen. A se bashku e te peshtuem, a te ndame e te mbaruem.!”

E s’ mund te lihet pa u kujtuar ketu porosia e Nenes se Madhe, se Lumes Tereza, tashme ne fundshekullin, ne vitin 1997.

“Shume te dashurit popullit tim te Shqiperise!
Lajmet mbi trazirat ne atdheun tone te mrekullueshem, me kane shkaktuar pikellim te madh. Ju e dini sa fort e dua Shqiperine! I kuptoj vuajtjet e atyre qe humben parate, por ju lutem..mos i shkaktoni njeri tjetrit me shume vuajtje..Nena po lutet shume per gjithe popullin tim te dashur te Shqiperise, derisa secili te mesoje te dashuroje deri ne dhimbje, ne menyre qe t’ i sjelle paqe vendit dhe zemrave te gjithsecilit..

Zoti Ju bekofte. Nene Tereza..

Dhe eshte pikerisht kjo “ dashuri deri ne dhimbje “ e kesaj Nene te Madhe qe arriti te binde nje tjeter President te nje shteti te Madh, Bill Klinton, per padrejtesine shekullore qe i ishte bere ketij populli “ shume te dashur te saj “per te marre me pas ate vendim historik te vendosjes se nje drejtesie te shkelur me kembe, e qe permes vendimeve e veprimeve te asaj Organizate te madhe qe quhet NATO, te sillte edhe Kosoven e lire. Ishte kjo, nje murgeshe e thjeshte shqiptare dhe jepte kete kontribut kaq te madh, per atdheun e saj, per popullin e saj, ne vitet e fundit te ketij 100-vjecari te gjate e te shumevuajtur.

Shqiperia dhe shqiptaret jetojne sot ditet e veta me te lumtura, megjithate, mjerisht ende sot, kur shohim se po realizohen me shume se kurre enderrat e tyre, sot kur endrra e N. Frasherit: “O dritez e bekuar, qe lind nga perendon” po behet realitet, te gjithe keto qe do te zbukuronin panteonin e demokracise e te kombit shqiptar, mbeten varrhumbur, disa madje pa marre as nderimin qe u takon, mbeten Ata te vrare dyfish..me vrasjen dhe harresen, edhe pse gure themeli te kesaj Shqiperie qe e duam te gjithe.

Njeqind vite mund, perpjekje e sakrifice sublime per fatet e kombit, te atdheut te tyre e me pas, serish, detyra per t’u ngritur ne kembe, per te filluar nje tjeter periudhe te lavdishme, per te rimbekembur besimet e tyre, atdheun e tyre te dashur. Per te ringjallur Shqiperine e shumevuajtur, detyre qe sigurisht, ashtu si gjaku i te pareve qe percillet ne damare, percillet edhe kjo ne brezat e ardhshem, deshmi e se ciles eshte edhe ky tubim i sotem.

Nderim kujtimit dhe sakrifices, vepres dhe vdekjes se tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency