Gjermania: Duhen hapa konkretë për kushtet e statusit

0
253

Gjermania vlerëson progresin e arritur në Shqipëri dhe nxit palët të miratojnë ligjet e mbetura dhe marrjen e hapave konkrete për zbatimin e rekomandimeve kusht për statusin. Këtë qëndrim ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti. Paketa e rekomandimeve për statusin, nuk duhet të bëhen pjesë e interesave të ngushta politike. Është vetë Shqipëria, dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ato që do të përcaktojnë perspektivën e tyre drejt integrimit evropian”, – theksoi Westerwele. Ai theksoi se Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Po ashtu ministri i jashtëm gjerman vlerësoi, politikën konstruktive rajonale të Shqipërisë e cila ka kontribuar në stabilitetin e rajonit. Ndërkohë ministri Panariti i kërkoi Westerwelle mbështetjen e Gjermanisë për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane, pasi në të kundërt në këto vende do të gjenin terren tendencat ekstremiste dhe nacionaliste që do të rrezikonin marrëdhëniet miqësore mes vendeve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency