Kutitë e fundit/ Ja qarqet e mbyllura dhe ku vijon numërimi. ‘Luftë’ për mandatin e PDIU në Tiranë

0
268

Vetëm 16 kuti dhe mbyllet procesi i numrit të votave në të gjithë Shqipërinë.

Sipas rezultateve paraprake, PS vazhdon të kryesojë me 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet. Deri tani është mbyllur numërimi në qarqet: Vlorë, Gjirokastër, Kukës, Korçë, Dibër, Lezhë, Fier, Shkodër, Elbasan, Durrës. Ndërsa vijojnë të numërohen kutitë e fundit në Tiranë dhe Berat.

E fortë mbetet gara në kryeqytet për mandatin e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizin, i cili ka marrë votat e duhura, por partia që përfaqëson vetëm për një përqindje fare të vogël ende nuk po kalon pragun. Nëse vijon ky trend edhe në kutitë e fundit, Idrizi mbetet jashtë Parlamentit. Sipas projeksionit aktual, në Tiranë PS merr 18 deputetë, PD 11, LSI 5. Ndërsa Berati ndahet: PS 4 deputetë; LSI – 2; PD – 1.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here