Ndërkombëtarët: Shqipëria, me përmirësim të madh në buxhet, ngjitet 14% në 2012

0
169

permiresimEkzekutimi i buxhetit është një tregues ku Shqipëria shënon shumë lart në rezultate si dhe tashmë kemi një sistem tërësisht të kompjuterizuar

 

Shoqata International Buget Partnership vlerëson se për vitin 2012 Shqipëria rezulton me një tregues prej 47%, duke u ngjitur me 14% krahasuar me vitin 2011, ndërsa krahasuar me vitin 2006 përmirësohet me 23% për qind.

Ndryshimet që reflektohen në përmirësim të këtij treguesi janë pjesë e ndryshimeve dhe përmirësimeve tërësore institucionale e ligjore në fushën e financave publike në tërësi, atij të procesit dhe sistemit buxhetor në veçanti, duke dëshmuar konsolidim dhe përsosje në cilësinë e buxhetimit dhe gjithë ciklit të tij.

Suksesi

 

Të gjitha fazat në të cilat kalon procesi buxhetor, duke nisur me hartimin, ekzekutimin, raportimin dhe auditimin ka kaluar transformime të mëdha dhe Shqipëria rezulton të jetë në listën e vendeve me përmirësimet me cilësore, duke lënë shumë vende të rajonit prapa. Kështu në procesin e hartimit dhe të lidhjes së politikave me buxhetimin rezulton të jetë në grup-vendet me përmirësimin më të madh nga të gjitha vendet e marra në studim.

Ekzekutimi i buxhetit është një tregues tjetër ku Shqipëria, shënon shumë lart në rezultate. Tashmë kemi një sistem tërësisht të kompjuterizuar si për prokurimet publike, ekzekutimin e buxhetit dhe ku procedurat janë automatizuar për të realizuar jo vetëm efiçencë e shpejtësi, por edhe transparencë të plotë për çdo transaksion që ka të bëjë me fondet publike. Prej më shumë se një viti Ministria e Financave (Thesari) publikon çdo ditë në web-site të gjitha transaksionet me emrat e subjekteve/individëve që përfitojnë nga fondet publike, qofshin këto blerje, transferta apo shpenzime kapitale.

 

Masat
Ministria e Financave i vlerëson këto masa si zhvillime cilësore jo vetëm për çështje publikimi, por janë shprehje e një niveli të lartë e përgjegjshmërisë së qeverisë për të informuar qytetarët/taksapaguesit shqiptare se ç’ndodh me paratë e tyre. Absolutisht, që kjo krijon premisat dhe terrenin për të rritur edhe më tej pjesëmarrjen në diskursin publik për të sjellë praktikat më të mira dhe harmonizuar sa më mirë mbikëqyrjen institucionale, legjislative me qytetarët dhe publikun e gjerë për të maksimizuar dobinë e përdorimit të fondeve publike. Ministria e Financave do të vijojë së shpejti të vërë në dispozicion të qytetarëve broshurën “Buxheti për qytetarët”, version i printuar, që do të përmbajë të plotë të gjithë buxhetin vjetor.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency