Berisha: 14 Maji do jetë dita e kthesës së madhe, dita e ndryshimit të madh!

0
109

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË BELSH, BEDRI QYPI

Vij sot tek ju për të kërkuar mbështetjen tuaj, përkushtimin, sakrificën tuaj që në datën 14 maj ju të gjithë qytetarët, mbarë banorët e Dumresë të firmosni me votën tuaj për kryetar bashkie, për qytetar të parë të Dumresë, të Belshit, mikun tuaj, qytetarin e nderuar tuajin, z. Bedri Qypi.

 

Ju garantoj se vota, besimi, mbështetja juaj për Bedriun do të jetë votë për ndryshimin e madh që ju meritoni, do të jetë shndërrimi i Bashkisë së Belshit në shtëpinë e vërtetë të parë tuajën. Do të jetë vendosja si qytetar të parë njërin prej qytetarëve më të vitytshëm në punëtorë më të ndershëm, njeriun që ju përfaqëson më mirë ju dhe banorët e kësaj bashkie.

 

Belshi, Elbasani, Shqipëria kanë sot nevojë jetike kanë sot ndryshimin, nevojë jetike aq sa ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djem dhe vajzat, burrat dhe gratë e Belshit t’i gjinden, t’i japin një krah, mbështetje, vendit, bashkisë së tyre, t’i japin një mbështetje Shqipërisë e cila po rrokulliset sot me shpejtësi marramendëse. T’i japin një mbështetje Belshit, Elbasanit dhe Shqipërisë, sepse ata po boshatisen si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.

 

Të dashur miq!

Kudo që shkoj 30-40% e familjarëve, farefisit, kushërinjve, miqve të familjeve të demokratëve, socialistëve dhe pa parti, janë larguar nga Shqipëria. Na mungojnë, nuk i kemi dhe këtu jemi para një momenti të jashtëzakonshëm. Do t’ju them vetëm një moment.

Në 8 vite janë larguar vetëm në hapësirën Shengen 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA, Kanada dhe vende të tjera. Në 8 vite nga Shqipëria janë larguar një milion.

 

Por çfarë do të thotë kjo nëse ne nuk betohemi, nuk vendosim të ndryshojmë me shpejtësi këtë situatë?

 

Kjo do të thotë se 8 vite të tjera, ata 1 milion që janë larguar, do të heqin më së paku, edhe 1 milion të tjerë.

Çfarë do të thotë kjo?

 

Do të thotë se në 16 vite nuk dihet se kush do të mbetet në këtë vend.

A është Dumrea një vend për tu braktisur, një bukuri mahnitëse natyrore, një tokë e begatë sa më nuk bëhet, njerëz punëtorë, të ndershëm dhe të sakrificës? A është Elbasani, Shqipëria për t’u braktisur? Kurrën e kurrës!

Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kundër të pasurve, por kurrë nuk do t’i mbështes ata në kurriz të qytetarëve. Jo, ta harrojë kush.

 

Unë jam i detyruar në moral dhe në ligj që të mbroj interesat e qytetarëve, kurse ai mbron interesat e oligarkëve. Ata kanë më leverdi sot të punojnë me importe nga Serbia se sa me prodhimet e Dumresë. Sepse prodhimet i merr me zero TVSH në blerje dhe 20% në shitje.

 

Sa janë subvencionet? Subvencionet në Shqipëri janë 5-8 herë më të ulëta se në Maqedoni, Kosovë, Bosnjë. Nuk po shkoj në Europë, nuk po ndalem këtu me vendet e BE-së, jo, por po ndalem me vendet e Rajonit.

 

Pse po ndalem me këto vende. Sepse në vitin 2013 ne arritëm të kemi rroga më të larta se vendet e rajonit. Në vitin 2013 ne arritëm të kemi pensionet më të larta se vendet e rajonit. Në vitin 2013 ne u bëmë eksportues qumështi. Nga njerëzit që rrinin me orë të tëra për një shishe qumësht tek dyqani, u bëmë në një prodhues shumë të mirë në rajon i qumështit dhe eksportonim në disa vende.

 

Në vitin 2013 u bëmë eksportues i rëndësishëm i vezëve. Nuk po them për zarzavatet, frutat e etj. Pra bujqësia shqiptare po ngjitej dhe përsëri ajo nuk kishte mbështetjen e merituar. Kishte mbështetje, por jo atë që meritonte. Dhe ajo që meritonte nuk bëhej dot sepse, Dumreja dhe e gjithë Shqipëria rurale në vitet 2005-2013 ka marrë investime në infrastrukturë, rrugë, kanalizime, rrugë të dyta të treta më shumë se kurrë në histori. Janë bërë 3.2 miliardë euro investime. Duheshin edhe të paktën 2 miliard euro për të përfunduar tërësisht infrastrukturën rurale. Duhej që fermeri aty ku jetonte duhej të kishte infrastrukturë të njëjtë me një lagje qyteti. Atëherë ai do të mendonte të ndërtonte jetën, shkollonte fëmijët, kur të kishte të njëjtën shkollë me qytetin, të kishte shërbimin shëndetësor etj., me radhë.

Kjo qe arsyeja që subvencionet prekën 45 mijë fermerë në një kohë kur nevojat ishin më të mëdha. Por ju garantoj se subvencionet tona për bujqësinë do të subvenciojnë çdo prodhim bujqësor. Do të subvencionohet me çmimin bazë, çdo dëmtim natyror i prodhimeve bujqësore. Pa diskutim.

 

Ju siguroj se do garantohen shërbime qoftë të orientimit të tregut, do garantohet ekstensioni falas, do kontrollohen të gjitha imputet për cilësinë e tyre. Shërbimi i ekstensionit nuk ekziston, në një kohë kur fqinji ynë që kemi këtu në jug, detyron çdo agronom të ketë regjistrin e fermerëve që mbikëqyr. Të certifikojë me firmë, prodhimet e tij.

 

Ndaj dhe në këtë mënyrë nuk merren mediat, ky injektoi këtë e ai injektoi atë. Jo jo, kontroll, ndihmë mbështetje nga shërbimi i ekstensionit. Sepse të shkelmosh mbi prodhimin tuaj, mbi mundin, djersën tuaj, e thotë populli, të vret zoti me një akt të tillë, se askush atë prodhim nuk e nxjerr me më shumë mund e djersë sa fermeri. Ndaj dhe ne na duhet ndryshimi në mënyrë që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal. Të rikthehemi në rrugën që ecin vendet fqinj.

 

Maqedonia jep subvencion për çdo fermer, 230 euro. Kosova në rastin e luftës dha 400 euro për hektarë gruri. S’do mend ajo. Taksat mblidhen për të shpërblyer qytetarë me rroga, për tu garantuar shërbimin, për të mbështetur ekonominë e tyre për të nxitur zhvillimin.

 

Ku shkojnë sot taksat, ku shkojnë?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here