10 vjet nga heqja e vizave! Po sot ku jemi?!

0
190

Nga Gëzim Saliu

Sot u bënë 10 vite nga dita kur shqiptarëve iu hoqën vizat me BE-në. Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në vendet e zonës Shengen.

Vendimi për hapjen e vizave nga Evropa për Shqipërinë erdhi pasi qeveria e kohës përmbushi të gjitha kushtet dhe kapitujt e kërkuar nga Brukseli, duke arritur një rezultat spektakolar brenda fare pak kohësh.

Po sot, 10 vite më pas, ku jemi?

Qartësisht në dy mandate të drejtimit të vendit nga qeveria “Rama” është shënuar më së paku stanjacion sa i përket hapave drejt integrimit, . Nëse në dy mandate të qeverisë së ish-kryeministrit Berisha u arrit anëtarësimi në NATO dhe libealizimi i vizave, Rama ka mundur vetëm të marrë statusin e kandidatit. Dhe këtë të fundit e mori një vit pasi kishte ardhur në pushtet në saj të kapitujve të përmbushur më parë nga qeveveria e udhëhequr nga PD-LSI.

Në 7 vite e gjysmë të drejtimit të vendit, ekzekutivi socialist e ka larguar gjithnjë e më shumë ëndrrën e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Marrja e negociatave vetëm në mars të 2020-ës me 15 kushte ishte një tjetër vendim negativ, ndërsa qartazi nisja e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënon edhe nisjen zyrtare të negociatave, u shty sërish nga Brukseli pasi qeveria Rama nuk përmbushi kushtet.

Madje theu haptazi kushtin kryesor të Bundestagut gjerman, duke votuar një reformë zgjedhore të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e  dakordësuar mes palëve në 5 Qershor, nën garancinë e ndërkombëtarëve.

Vendi përgjatë këtyre viteve në shumë aspekte që lidhen ngushtë me kushtet për integrimin ka pësuar regres. Janë shtuar vendet kritike ndaj Shqipërisë, gjë e cila ka ardhur si pasojë e sundimit në vend të korrupsionit, krimit dhe ligjeve që i shërbejnë oligarkëve. Organizitat e pavarura ndërkombëtare kanë faktuar të dhëna tronditëse sa i përket korrupsionit, së fundmi raporti i Trnsaprency International,  i cili thekson se kapja e shtetit po pasuron politikanët. Këtu shtojmë edhe raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit që në këto vite kanë vënë theksin fort te korrupsioni galopant si edhe nivelin e krimit të organizuar dhe trafikimit të drogërave.

Krahas dështimit me integrimin, qeveria ka sjellë një dramë të vërtetë në vend që lidhet me shpopullimin. Shifrat e largimit të shqiptarëve në 5 vitet e fundit janë tragjike. Nën pushtetin e qeverisë “Rama”, Shqipëria ka përjetuar rrjedhjen më të madhe të qytetarëve të saj, gati barabartë me eksodin e shqiptarëve në vitet 1990.

Nëse 10 vite më parë vendit ju hapën dyert për në Evropë dhe për tre vitet në vazhdim (2010-2013) nuk u shënuan ansjëherë raste të larta të kërkesa për azil, sot jemi në kushtet kur shqiptarët largohen masivisht nga vendi, duke na rënditur si vendin e dytë në botë për azilkërkues, pas Sirisë. TRAGJIKE!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here