Vjosa Osmani mposht Covid-19, rikthehet në zyrë pas dy javësh izolim: Bëni kujdes, virusi po lë shumë familje pa të dashurit e tyre!

0
105

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shëruar nga Covid-19 dhe është rikthyer në zyre pas izolimit dyjavor.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, pasi virusi po i lë shumë pa më të dashurit e tyre.

Osmani ka thënë se ky fundvit duhet të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët.

“Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.

 

 

Postimi i saj i plotë:

Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.

Covid-19 ka lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre, i ka rrëmbyer ata padrejtësisht pa pasur mundësinë për të dhënë pershendetjet e fundit.

Derisa bashkëndjejmë me ata që janë goditur më së shumti, inkurajojmë ata që janë në vijën e parë të frontit me virusin, e nderojmë kujtimin e atyre që nuk janë më në mesin tonë, ky fundvit le të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët. Të vleresojmë e të jemi falenderues për njërëzit që janë në jetët tona, e mënyra më e mirë për t’u dëshmuar dashurinë e respektin në këto kohë është duke mbajtur distancën, pastruar duart, e duke mbajtur maskën.

Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes. Duke u kujdesur për veten, kujdesemi edhe për të tjerët.

Prandaj, edhe njëherë: distanca, duart, maska!

Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here