Standard.al

Kryemadhi: PS nuk del parti e parë në 25 prill, mund të dalim me 3 lista në disa qarqe

0

Opozita mund të dalë në disa qarqe me lista me lista të përbashkëta dhe në disa qarqe me lista të ndara, duke bërë kalkulimet që maksimalizojnë rezultatin. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Real Story’ në News24. Rama tha ajo, shpresoi për një çarje të opozitës por kalkulimet e favorizojnë atë.

Ka një problem në fakt. Nuk do ta shikoja në atë kontekst që doni ta merrni ju. Kodi i ri zgjedhor kërkon kalkulim. Çfarë do të thotë? Në Tiranë mund të jesh me dy lista në një qark tjetër mund të jesh me një listë. Kjo është maksimizimi i votës. Diku tjetër mund të jesh dhe me 3 lista. Ajo që dua të theksoj është se, në fakt ka një çorientim që jep opinioni. Fuqia e koalicionit opozitar, si me një, dy apo tre lista është e pashmangshme, llogaritë të japin një probabilitet shumë të madh opozitës. Dhe çfarë dua të them tek kjo?
Rama mendonte se do të ndodhte kjo përçarja që ku është PD, LSI, PAA, PR etj. Ne akoma nuk kemi një vendim të Komisionit të Venecias dhe për ne që është shumë e rëndësishme, tjetërsimi i votës në kuti, nuk ta ndryshon Kodi Zgjedhor. Si me 3, 30, 33 vota ato aty janë nuk ndryshojnë. E para.
E dyta, nëse ne do të kishim, do të ishte kaq humbëse opozita, pse Rama do të vraponte të bënte ndryshimet kushtetuese që presidenti duhet të dekretojë partinë e parë që del me vota. Për mua PS nuk del e para.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.