Ambasadori gjerman: Shqipëria ka shumë për të bërë, duhen plotësuar kushtet…

0
85

‘Shqipëria ka shumë për të bërë, duhen plotësuar kushtet, duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese, etj’.

Është ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, që duke folur nga Shkodra është shprehur se Gjermania është një alet i Shqipërisë.

‘Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushte për tu plotësuar, këtë s’duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlinin, por për vete, siç është Gjykata Kushtetuese dhe kushtet e tjera’, është shprehur Zingraf për gazetarët në Shkodër.

Sipas tij,  ‘Shqipëria ka bërë hapa përpara, ka marrë po për bisedimet për anëtarësimin në BE, kancelarja është shprehur se dyert për Shqipërinë janë të hapura e po punojmë intensivisht  për këtë temë.

Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek Covid dhe kjo situate nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive. Një BE e forte është një partner më i fortë për Shqipërinë’.  

Duke folur për politikën e brendshme në Shqipëri, Zingraf është shprehur; Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për te ecur para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here