A do të kandidojë Basha në katër qarqe?/ Bogdani: Artificë e Ramës për t’u bërë Lukashenko i Ballkanit

0
95

Me ndryshimet e reja të miratuara në kodin zgjedhor, një kryetar partie ka të drejtë të kandidojë në katër qarqe me kushtin që në procesin e ndarjes së mandateve, kryetari i partisë të zgjedhë mandatin në një qark të vetëm.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, thotë se kjo është një artificë e Ramës dhe se Basha nuk do ta shfrytëzojë këtë hapësirë absurde të ligjit.

Bogdani: Ndryshimet në kodin zgjedhor që i japin të drejtë një kryetari partie të kandidojë në katër qendra është përsëri një artificë e zotit Rama dhe një shprehje e tij për të qenë Lukashenko në Ballkan.Nuk besoj që Basha do ta shfrytëzojë këtë hapësirë absurde të ligjit.

Në një intervistë për Rtv Ora, ai tha se Basha nuk e ka vendosur ende se ku do të kandidojë.

Bogdani: Është duke u diskutuar brenda PD dhe me aleatët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here