Standard.al

Kombëtarja shqiptare zbarkon në Bjellorusi, FSHF: Memolla, Ramadani e Ismajli mund të rekuperohen për Lituaninë

0

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Bjellorusi me disa mungesa por për të filluar aventurën e re në Ligën e Kombeve me sukses në transfertën e vështirë të Minskut.

Kuqezinjtë pasnesër do të luajnë ndeshjet, teksa nesër pasditë e zhvillon stërvitjen e parë në stadiumin ku do luhet sfida.

Ndërkohë FSHF njofton se për këtë takim nuk udhëtuan Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli për shkak dëmtimi. Por ka shpresë që ata deri më 7 shtator të jenë rekuperuar për ndeshjen në Tiranë, përballë Lituanisë.

NJOFTIMI NGA FSHF

#Kombëtarja mbërrin në #Minsk
Kombëtarja 🇦🇱 është nisur sot rreth orës 16:00 drejt Minskut, ku të premten mbrëma do të luajë ndaj #Bjellorusisë 🇧🇾 në ndeshjen e parë të Nations League. Delegacioni kuqezi ka mbërritur rreth orës 20:00 në kryeqytetin bjellorus dhe është akomoduar menjëherë në hotel. Atmosfera në grupin kuqezi është mjaft pozitive. Pas seancës së zhvilluar të mërkurën në mëngjes në #Durrës, skuadra do te zhvillojë të enjten një seancë stërvitore duke filluar nga ora 18:15 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Ndërkaq, po të enjten në orën 17:45 trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp.

Siç është bërë më herët me dije, nuk kanë udhëtuar me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.
#Memolla e #Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe nuk u rikuperuan dot për sfidën e parë. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qendrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar me shpresën që të mund të rekuperohen per ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.
4️⃣ shtator Bjellorusi 🆚️ Shqipëri
7️⃣ shtator Shqipëri 🆚️ Lituani
#Albania
#Shqipëria
#UefaNationsLeague

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.