Shehu: Të sigurohet sa më parë vaksina, po shkojmë drejt një katastrofe

0
109

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, thotë se qeveria ”Rama 2”, duhet të ndjekë këshillën e OBSH-së për të rritur testimet. Sipas tij, vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas duke shfrytëzuar të gjitha laboratorët e mundshëm në vend.

”Unë dyshoj se do të shkojmë drejt një katastrofe. Unë them që u bënë faje që u paguan dhe do të paguhen shumë rëndë. E kemi thënë qysh në fillim se numri i testimeve është shumë i ulët ne u shkëputëm nga kjo gjë. Sot sërish vazhdon të jetë jashtë loje mjeku i familjes. Sot qendrat shëndetësore dhe personale mjekësor është i infektuar. Qytetarët që shtrohen nuk kontrollohen në fillim”,- tha në ”Ora News”.

Për Shehun vendi ynë duhet të sigurojë sa më shpejt vaksinën nëse del në treg dhe të vaksinojë së paku 80% të popullsisë. ”Çfarë do të bëhet me vaksinat? Se u tha që janë kontraktuar, por sa janë kontraktuar për gripin e zakonshëm? Se së paku duhet mbi 80% të popullsisë dhe të jetë gratis. Unë nuk shoh asnjë përgatitje. Duhet të blihet sasi e vaksinave ose ta sigurojnë gratis sa më shpejt që të jetë e mundur kur të dalë në treg. Ne gjithmonë marrim masa kontroverse, se sot jemi më keq se na mars kur u mbyllën. Sistemi shëndetësor në vendin tonë është në një gjendje shumë të vështirë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here