Çfarë ndodh kur Ledri e tepron me alkolin? Reperi e ka gjetur zgjidhjen tek Sara…

0
127

Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk postojnë shpesh foto krahë njëri-tjetrit, por gjithmonë kujdesen ta kthejnë vëmendjen tek ata në rrjetet sociale. Këtë herë, në një nga postimet e fundit të Sarës, përshkrimi referuar Ledrit nuk mund të anashkalohej nga ndjekësit e çiftit.

Tashmë në pritje të ëmbël, Sara pozon jo rrallë me barkun e rrumbullakosur, i cili u bë protagonist edhe në foton e fundit. Veshur me një fustan të zi ngjitur pas trupit, ajo ka shkruar: “E ngas unë makinën kur ai konsumon një gotë më tepër, por prapë është i detyruar të më bëjë foto”. Pra, sa herë që Ledrin e tepron pak me alkolin, zgjidhja është Sara.

Në fakt, reperi duhet të ndihet shumë me fat, pasi problemi kryesor i një nate jashtë është pikërisht ‘timoni’ (siç i themi ndryshe në përditshmëri). Por, duket se për Ledrin problemi ka marrë fund prej vitesh, pra që në fillimet e lidhjes me Sarën. Nga postimi, vërehet se çifti po kalojnë disa ditë në Tiranë, ndërsa para pak kohësh i shijuan ditët e nxehta të verës në jug të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here