Standard.al

Editoriali panashqiptare vatra më 1935: Kabineti i ri qeveritar liberal është efekt i politikës së mençur largpamëse të Ahmet Zogut

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Gusht 2020

 

“Bulletin quotidien de presse étrangère” ka botuar, të martën e 5 nëntorit 1935, në ballinë, një shkrim në lidhje me editorialin e Federatës Panshqiptare Vatra, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Pasqyra e shtypit

Shqipëri

Situata në Shqipëri

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 4 nëntor.

 

Zyra e Shtypit shqiptar raporton : gazeta Vatra (e ka fjalën për gazetën Dielli të Federatës Panshqiptare Vatra), në editorialin e saj, hedh një vështrim retrospektiv të zhvillimit dhe përparimit të bërë gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, nën udhëheqjen e Mbretit Zog I. Ajo vëren se formimi i kabinetit të ri liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të sovranit.

 

Përbërja e kabinetit Frashëri (Mehdi), thotë gazeta, është triumf i dinamizmit të rinisë shqiptare dhe, me formimin e tij, përuron një epokë të re në përparimin kulturor dhe ekonomik të popullit shqiptar. (Havas)

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/editoriali-i-federates-panshqiptare-vatra-me-1935-kabineti-i-ri-qeveritar-liberal-eshte-efekt-i-politikes-se-mencur-dhe-largpamese-te-ahmet-zogut/?fbclid=IwAR0BoK7GbxV7iJXdejhmb4_6O6noYnlwA2_tq6ATQkgc7JGj8NXGq4J4A0k

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.